“Është përjetuar shumë keq në Gurin e Zi, sepse është një komuniteti i vogël dhe ngjarjet përjetohen gjatë. Ka qenë një fëmijë i dashur me shokët dhe sipas mësueses ka shfaqur gjithmonë aftësitë e një lideri. Ai ishte i pari për organizime të tilla në klasë.
Nasiri ka qenë duke xhiruar për ‘TikTok’ dhe fatkeqësisht betoniera ka lëvizur dhe ai ka humbur ekuilibrin. Ka qene vetëm në momentin e ngjarjes dhe nuk kishte mundësi që dikush ta shpëtonte”, tha Zhivani.
Ndërsa pedagogia e shkencave sociale, Arjana Muçaj apeloi që prindërit t’u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve, teksa ngriti shqetësimin për mungesën e filtrave në rrjetet sociale.
“Si ka mundësi që nuk ka filtra për fëmijët? Duhet t’u kushtojmë më shumë kohë fëmijëve”, theksoi Muçaj.
Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse foli edhe eksperti i sigurisë kibernetike, Edmond Liçaj.
“Një fëmijë 10-vjeçar nuk duhet të kishte telefon. Të shkëputen fëmijët nga pajisjet. Prindërit duhet të jenë në brendësi, çfarë janë këto rrjetet sociale”, apeloi Liçaj.