Kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi në mbledhjen me 24 administratorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët do të jenë drejtues të grupeve vullnetare që do të pastrojnë kryeqytetin në 4 shtator, se ky aksion vullnetar është i nevojshëm pasi “Tirana është mbrapa me pastrimin”.
“Teksa përgatitemi për aksionin e 4 shtatorit, ju them se jemi mbrapa me pastrimin. Taksa e pastrimit, krahasuar me punën që duhet për të hequr plehrat nga Tirana, nuk është në përputhje”, tha Veliaj.
Më tej, ai shtoi se kompanitë e pastrimit do të jenë në punë përgjatë 24 orëve në datën 4 shtator: “I kërkoj kompanive që kanë kontrata, që të jenë në gadishmëri me të gjitha forcat, të jenë në dispozicion të administratorëve. Nëse për qytetarët aksioni do të zgjasë disa orë, për kompanitë do të jetë 24 orë”.
Në lidhje me gjobat e vëna për ata që ndosin ambientin, Veliaj tha: “Gjobat po funksionojnë. Nuk do të tërhiqemi kur vjen puna te ata që na ndosin qytetin”.