Veza e Gon Dukës në kokën e korrupsionit Ilir Beqaj/ Policia manipulon opinionin publik, u godit shoferi

Aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë goditur me vezë dhe domate paraditën e sotme në shenjë rebelimi Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërsa Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për mediat, sqaron opinionin public se nuk u qëllua Ministri Beqaj, por shoferi i tij.Megjithatë aktivistët e Aleancës KuqeZi, vënë në dijeni se ministry Beqaj u godit me vezë dhe domate në kokë, si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Aktivistët “kuqezi” kanë pritur përballë hyrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrin  Beqaj dhe nën thirjjet: “O Ilir, o hajdut” , ata kanë hedhur në drejtim të tij dhjetra vezë dhe domate duke qëlluar në kokë dhe në trup atë, si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të ministrisë.

Mësohet, se Ministri i Shëndetësisë nuk ka reaguar fare, por është futur menjëherë në portën e institucionit për t’i shpëtuar furisë së domateve dhe vezëve që po vërshonin në drejtim të tij nga aktivistë të Aleancës KuqeZi.

Sulmi “kuqezi” bëhet me dije se është filmuar nga kamera amatore.

//Opozita.com

Leave a Reply