Sikundër pritej, qeveria do te ndryshoje ketë te hëne per here te 3 me akt normativ buxhetin e 2015. Ministri i financave Shkëlqim Cani thotë se shkaku është gjetja e fondit per shpërblimet e fundvitit. Behte fjale për një fond prej 1.8 miliardë lekësh, per te shpërblyer me 2000 deri ne 3 mije leke kategorinë e pensionisteve dhe shtresat ne nevoje. Pas miratimit ne qeveri, shpërndarja e shpërblimeve behet ne zyrat ku tërhiqen pensionet, por edhe ata qe nuk do te arrijnë t’i marrin brenda këtij viti, fondi do te jete i vlefshëm edhe ne janar. Por duket se shkak per ndryshimin e buxheti është edhe thatësira e madhe dhe nevoja qe ka KESH-i per para për te siguruar energjinë elektrike. Këto ndryshime te buxhetit vijnë ne një moment, kur edhe muaji dhjetor do te mbyllet me mosrealizim, çka e bene edhe me te nevojshme rishikimi e ligjit financiar.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…