Sikundër pritej, qeveria do te ndryshoje ketë te hëne per here te 3 me akt normativ buxhetin e 2015. Ministri i financave Shkëlqim Cani thotë se shkaku është gjetja e fondit per shpërblimet e fundvitit. Behte fjale për një fond prej 1.8 miliardë lekësh, per te shpërblyer me 2000 deri ne 3 mije leke kategorinë e pensionisteve dhe shtresat ne nevoje. Pas miratimit ne qeveri, shpërndarja e shpërblimeve behet ne zyrat ku tërhiqen pensionet, por edhe ata qe nuk do te arrijnë t’i marrin brenda këtij viti, fondi do te jete i vlefshëm edhe ne janar. Por duket se shkak per ndryshimin e buxheti është edhe thatësira e madhe dhe nevoja qe ka KESH-i per para për te siguruar energjinë elektrike. Këto ndryshime te buxhetit vijnë ne një moment, kur edhe muaji dhjetor do te mbyllet me mosrealizim, çka e bene edhe me te nevojshme rishikimi e ligjit financiar.
Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes, një prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore
Një incident ka ndodhur gjatë një stërvitje në Skoci, ky tre ushtarë belgë janë plagosur. Një prej tyre do t’i…