Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do te vazhdoje te qëndroje ne arrest shtëpiak edhe per dy muaj te tjere. Vendimi u mor kete te hënë nga gjykata themelore në Prishtinë, qe e zgjati masën ndaj tij deri ne 17 shkurt te vitit te ardhshëm. Kurti u arrestua ne 28 nëntor ne selinë e Vetëvendosjes, si i dyshuar per hedhjen e gazit lotsjellës ne nje nga seancat e bllokuara te kuvendit te Kosovës dhe u lirua nga paraburgimi per te qëndruar ne arrest shtëpie. Ne nje reagim te saj, pas ketij vendimi, lëvizja Vetëvendosje theksoi se sistemi i drejtësisë eshte i kapur dhe eshte vene ne shërbim te ekzekutivit. Ajo i beri thirrje qeverise t’u jape fund përpjekjeve per shtypjen e opozitës dhe paralajmëroi se nuk do te ndalet deri ne tërheqjen e dy marrëveshjeve te dëmshme per vendin.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…


