Vjedhjet, ndihmat, propaganda manovruese e Mustafa Dautit

Maestro rrena, maestro hajni, maestro matrapazi, Mustafa Dauti, “shoqatë-individ”, paska qenë në Kumanovë, ku Myftiut, Abedin ef. Imerit, ia pasak dorëzuar 70 pako me artikuj ushqimorë e higjienikë (ju lutemi shikojeni afatin e skandencës, se këta janë edhe kriminelë!), i cili duhet t’ua japë si ndihmë nja 6800 familjeve të varfër kumanovarë! Mustafa Dauti, hajni, e sjell në situata të palakmueshme njeriun familja e ndershme e të cilit, qysh në fillim të krizës pandemike, doli publikisht dhe tha: ju japim gratis miell të gjitha familjeve që janë në nevojë! Vetëm “familjes” së Musafa Dautit nuk i kanë dhënë miell, sepse, familja Imeri janë shumë të ndërgjegjshëm për faktin se, tërë miellin që “familja” e lavatriçes do ta merrte, do ta shisnin, do t’i fusnin në xhep paratë e miellit humanitar!
Po si nuk ju shkon të paktën në mend Mustafa hajnit dhe Sulejman Rexhepit, shkatërruesit të BFI-së, që, të paktën, të apelonin deri te masa e gjërë e vendit, të kërkonin të dononin ndihma kush sa të mundet, si nuk ju shkoi mendja ta bënin të paktën një foto me nja njëmijë aktivistë të “Hilalit” duke i përgatitur pakot dhe qeset me ndihma humanitare! Të paktën do të kishin një mbulesë se prej nga janë këto ndihma, si janë përgatitur, si e kultivojnë ndjenjën e humanitetit myslimanët e vendit, sa janë solidarë, të dihej adresa ku të shpreheshin falëndermet e sinqerta, të dihej kë ta preknin lutjet drejtuar Zotit për t’i bekuar humanistët!
Po jo, vjen Mustafa krimineli dhe bën poza me “të zotin e shtëpisë”, para “pakove humanitare” shtrëngon duart, sikur të jetë ai, personalisht, donator i ndihmave. Ndërsa nga fotografimet e tij me pranuesit e pakove gjysëm të zbrazëta, përcillet vetëm ky mesazh: “Shtrëngoma fort dorën dhe, kujdes, po gabon e po e tregon numrin e saktë të kutiave dhe mallin brenda! Mbylle! Ne e themi numrin dhe mallin! Ti, vetëm amin! A morre vesh! Përndryshe, “reisul ulemaja” i bën të fala nanës tëndë dhe ta fut gishtin”!
Dhe, duke e ndjerë rezillëkun e vet, duke e hetuar se nuk i ka ngelur dy gishta fytyrë, due e hetuar se është bërë tepër shumë i lexueshëm, duke e ditur se tashmë të gjithë e kanë kuptuar se çfarë banditi është, se brenda natës ka në pronësi disa makina të modeleve BMW X6, Porsche, Audi etj., përpiqet që me do “pako humanitare” të bëjë propagandë manovruese dhe ta luajë “djalin e mirë”.
Vetëm një i pafytyrë si Mustafa hajni mund të gënjejë (sepse kjo gënjeshtër i duhet, nesër me këtë gënjeshtër i justifikon paratë që do të vidhen nga arka e BFI-së) e të thotë: “Që nga fillimi i paraqitjes se Kovid-19 dhe shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme në RMV, çdo ditë jemi në terren dhe vazhdojmë të ndihmojmë familjet me gjendje të rëndë sociale”!
Pra, do t’i duhet kjo gënjeshtër për t’u paguar për këta tetë ditë që ka bërë kokrrën e qejfit në shtëpi! Më 13 prill është fotografuar para do pakove që ia ka dorëzuar Myftinisë së Shkupit dhe, aq! Asnjë qese najlloni me ndihma nuk e ka dorëzuar deri më 21 prill kur ka manipuluar në Myftininë e Kumanovës! Në po këtë datë mundohet të manipulojë me tërë opinionin e gjërë. Para “pakove humanitare”, sapo i ka dorëzuar, fotografohet me myftiun dhe thotë: “e falënderoj për angazhimin dhe transparencën në shpërndarjen e ndihmave”! E bëri fakt të kryer! U shpërndanë! Ky konstatoi se u shpënrdanë në mënyrë transparente, sepse e pa aty për aty! U shpërndanë pakot! Ikën! E thotë këtë, sepse, mbase do t’i duhet që të njëtat pako t’i ngarkojë dhe të niset për fotografim në ndonjë myftini tjetër. Kush ka më shumë nevojë: të varfërit për pako humanitare apo Mustafa Dauti për fotografim para pakove humanitare!
A nuk është kjo përpjekje për shpëlarjen e parave si dhe të punëve të pista, në të cilën mundohet t’i involvojë edhe personalitetet e sinqerta, siç mund të jetë në këtë rast Myftiu Abedin Imeri, i cili, fatkeqësisht, kësaj radhe, prej një zotëniu pasanik, që ia ka dhënë Zoti, lejoi të shërbejë si trampolinë e Mustafa Dautit që ky të kredhet sado pak në “humanizëm”!
Marrja e antihumanistëve me “humnizëm” është shenjë kijameti!

Leave a Reply