Vjosa Osmani presidente në detyrë e Kosovës nisi një vizitë tre ditore në Tiranë.
Në konferencën për shtyp presidenti Ilir Meta tha se ekzistojnë mundësi ende të pa shfrytëzuar për të ardhmen e dy vendeve tona përfshi mundësi praktike që kufiri shtetëror të jetë i padukshëm. Presidentja Osmani kërkoi eliminimin e çdo barriere sado e vogël të jetë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Vjosa Osmani: Po tentohet të tjetërsohet e vërteta. Serbia genocide në Kosovë. Kemi nevojë që Shqipëria të jetë zëri jonë atje ku ne nuk kemi zë. Na duhet fuqizim ndërkombëtar i Kosovës. Kuvendi Shqipërisë të miratojë rezolutën që do të dënonte genocidin serb në Kosovë. Shqetësim pasivizimi adresave të shqiptarëve në Medvegjë.
Presidentja Osmani u pyet edhe për situatën politike në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Vjosa Osmani: Politika në Kosovë e paparashikueshme. Deri në fund të janarit do të qartësohet. Ne nuk duhet ti shohim zgjedhjet si problem por mund të forcojnë institucionet demokratike. Zgjedhjet fuqizim i demokracisë.
Ndërsa presidenti Ilir Meta dha këtë koment për sa i përket protestave të fundit në vendin tonë duke e lënë të hapur mundësinë e thirrjes të një proteste nga vetë ai.
Ilir Meta: Të jeni të sigurtë nëse do të ketë një manifestim tjetër nga presidenti do të ketë një dhe vetëm 1 dhe do të jetë publik dhe do të jetë manifestimi i fundit kundër dhunës për ti dhënë fund njëherë e mirë një regjimi të dhunshëm ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë.