Përplasjet në distancë me tifozët mendohej se do ta detyronin të largohej.
Por, një gjë e tillë nuk e ndalon mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. 27-vjeçari ka pohuar se pavarësisht kësaj do të jap gjithçka për të qëndruar në Londër.
“Nuk jam nga ata lojtarë që vajton mundësitë e humbura. Unë jam gjithmonë duke kërkuar sfida të reja. Por, një gjë është e sigurtë. Unë do të luftoj në çdo seancë stërvitore për të qëndruar te Arsenali. Ndjej që javën e ardhme do të jem gati,” deklaroi Xhaka për gazetën zviceriane, “Blick”.
Dy javë më parë, Xhaka u largua i revoltuar nga fusha, pas thirrjeve të vazhdueshme të tifozëve të Arsenal, ku kërcënonin me fjalë nga më të ndryshme atë dhe familjen e tij. Aktualisht, mesfushori është grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës për dy sfidat e fundit eliminatore të Euro 2020 ndaj Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit.
Somer: Italia ka lojtarë me kualitet, por nuk i kemi frikë
Jan Somer ka folur për mediat një ditë para sfidës me Italinë që do të zhvillohet në “Olimpiastadion”. Somer deklaroi…