Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë për KTV se nuk kanë ende një përgjigje për hapat e mëtutjeshëm, por që sonte do të mblidhen tri krerët opozitarë dhe do të vendosin se çka më tej.
Ai tha se çka do që ndodhë, ata nuk do të lejojnë që Hashim Thaçi të bëhet President i Kosovës, transmeton Koha.net.
“Çka do që ndodhë brenda Kuvendit, Hashim Thaçi nuk mund të jetë President i Kosovës”, ka thënë Ymeri pë KTV.
Ndërsa për intervenimin e policisë tek kampi opozitarë te sheshi “Skenderbeu”, Ymeri tha se ka filluar pas intervenimit brenda Kuvendit.
“Policia ka intervenuar edhe me sprej dhe kjo ka qenë pa asnjë provokim të protestuesve”, tha Ymeri.