Yuri Kim: SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, SPAK duhet të ketë sukses

Ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim shprehet se Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të ketë sukses.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja theksoi se Amerika mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kujtojmë se këtë të enjte, ambasadori i BE-së Luigi Soreca zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në fokus të bisedës ishin sfidat e SPAK si institucion i ri dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.

Leave a Reply