Pastrim në gjyqësor. Ky është termini i ri që e përdori kryeministri Zoran Zaev , pasi shefi i misionit të BE-së, Samuel Zhbogar porositi se nuk nevojitet veting tek gjykatësit dhe se gjyqësori nuk është edhe në gjendje shumë të keqe. Pas kësaj, kryeministri nga seanca qeveritare në Kumanovë tha se tani nuk është momenti për një proces të tillë.
Me të vërtetë nuk është momenti për veting sepse vetingu pasqyron gjendjen e shtetit tonë mik të Shqipërisë, që ishe në situatë më ndryshe nga gjyqësori jonë. Por, gjithsesi gjendja në gjyqësor nuk është siç duhet. Kështu që, ne filluam proces të pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “veting”, nëse është veting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me të vërtetë, s’kemi nevojë për këtë – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Zaev edhe njëherë përsëriti se ka dhënë udhëzim që Anti- korrupsioni në koordinim me DAP, Kadastrën, Policinë financiare dhe Regjistrin Qendror të kontrollojnë pronën e gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas kryeministrit, pastrimin brenda në gjyqësor duhet ta zbatojnë institucionet përmes ligjeve ekzistues- qëndrim që e prezantoi edhe euro- ambasadori Zhbogar.
Që të mund të punojnë të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e ndershëm patjetër të bëhet pastrimi i atyre pak që janë të pandershëm me indikacione serioze të përfshirë në veprime të kundërligjshme, mosverpim në kohë, mbajtja e lëndëve në sirtarë, anulimin e lëndëve dhe kthimin e tyre në fillim, vjetërsimin e lëndëve dhe gjithë ajo që paraqet problem, thënë me fjalët që i thotë populli -tha Zoran Zaev, kryeministër.
Zhbogar dje porositi se për momentin nuk është i nevojshëm vetingu në gjyqësor. Ai paralajmëroi se BE do i ndjekë të gjitha proceset gjyqësore që janë të rëndësishme për opinionin e që janë të profilit të lartë të korrupsionit. Ndryshe premtimin e vetingut në gjyqësor, LSDM e bëri që në vitin 2016 gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.