Zaev: Shtetësia jonë bazohet në veprat e antifashizmit

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se ndjen keqardhje që intervista e tij për agjencinë bullgare ka shkaktuar reaksione negative në opinion. Zaev tha se ndjen obligim që të vazhdojë rrugën drejt zgjidhjes së çështjes së hapur nga Bullgaria me qëllim vazhdimin e rrugëtimit evropian.

Në lidhje me: Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

“Unë kam detyrim ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajojnë lëvizjen drejt zgjidhjes së çështjeve që janë hapur nga Republikën e Bullgarisë dhe që janë bërë pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian. Të dy popujt, maqedonasit dhe bullgarë, duhet të përballen me çështjet e historisë dhe të zhvillojnë kapacitet për mirëkuptim dhe falje. Popujt e Evropës kanë rënë dakord të mos harrojnë, por të falnin njëri-tjetrin. Për te ardhmen. Për shkak të së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian që është një shembull se si në emër të së ardhmes, ndryshimet më të thella dhe konfliktet historike u lanë në të kaluarën”, tha Zaev.

Zaev theksoi se shtetësia e vendit bazohet në veprat e antifashizmit, por që sot nuk duhet që fashizmit t`i jepet ngjyrim nacional.

“Shtetësia jonë bazohet në veprat e antifashizmit. Liria jonë është rezultat i antifashizmit. Populli maqedonas arriti sovranitetin e tij në kuadër të KAÇKJ-së në Jugosllavi dhe arriti idealin e tij shekullor të shtetit të vet me KAÇKM-Maqedoni. KAÇKM është një konfirmim historik i gjuhës sonë maqedonase dhe identitetit tonë maqedonas. Por identifikimi fashizmit me karakteristikave etnike është e papranueshme. Qoftë kjo për Bullgarinë apo në ndonjë kontekst tjetër”, pohoi Zaev.

Kreu i ekzekutivit theksoi se në shkëmbimin e ideve në kuadër të bisedimeve me Bullgarinë nuk diskutohet për çështjen e identitetit dhe gjuhës.

“Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë në tavolinë në lidhje me bisedimet, askund në botë nuk bisedohet për identitet dhe për gjuhën amë. Bullgaria e njeh realitetin për gjuhën dhe identitetin maqedonas, por dëshiron bisedime për historinë, për të kaluarën dhe për rrënjët, kjo është punë e fillimisht historianëve, jam politikan dhe do të them rrënjët dhe historia e popullit tim dhe të gjuhës time maqedonase janë e drjeta ime e vetëvendosjes…

Leave a Reply