Zgjedhjet për në Parlamentin Europian/ Berisha fushatë nga ballkoni i tij për Fredi Belerin

Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane, lideri i Rithemelimit bëri thirrje që të votohet për  kandidatët e djathtë mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili garon si kandidat i partisë së Kyriakos Mitsotakis “Demokracia e Re”, në zgjedhjet për institucionet e reja te BE.

“Fati e ka sjellë që shqiptarët të jenë sot më shumë votues në Europë sesa në vendin e tyre. Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD kudo që janë të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Në tërësi të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera”, bëri thirrje Berisha.

E ndërsa shqiptarët që ndodhen jashtë vendit kanë mundësi të jenë votues në Europë por në vendin e tyre jo, Berisha u bëri një premtim.

“I garantoj se në këtë vend zgjedhje të tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre, pa pjesëmarrjen e tyre. Le të tmerrohet Edi Rama nga vota e tyre, por zgjedhje Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe emigracionit”, tha ai.

Leave a Reply