Zjarr në një banesë private në kryeqytet

Një ndërtesë private është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të enjteje në kryeqytet.

Ndërtesa në fjalë ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, që po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Bëhet e ditur se flakët e rënë në banesën private rrezikojnë edhe banesat e tjera që ndodhen përreth saj. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Leave a Reply