PD kërkon transparencë për 30 Qershorin

Opozita kërkon zyrtarisht materialet zgjedhore

Partitë e koalicionit opozitar i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vënë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit.

Opozita thotë se synon që përmes këtyre materialeve të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor.

Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Opozita thotë se materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh.

Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *