BFI-ja po e shton numrin e rasteve sociale

Në BFI të privilegjuarit e Shaqir Fetait po ia dalin që të bëhen me shtëpi “përallore”, me oborr të denja për shesh-xhirime filmi, me makina lluksoze, ndërsa kundërshtarët dhe kritikuesit, si dhe ata ndaj të cilëve Shaqir Fetai ka frikë paranojake, nënçmohen, nuk përfillen dhe nuk përfshihen në paketat sociale as të rrogës 13, as të shpërblimeve dhe as të rrogës plus që duhet t’i jepet të gjithë të punësuarve. Natyrisht, tërë kjo nga fitri, nga zeqati, nga kafshata e myslimanëve të vendit dhe diasporës

Nga Ferat Myrtezani

Në BFI në përfundim e sipër qenka procesi i dorëzimit të fitrit dhe taksave të tjera fetare të grumbulluara gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit. Po sa para është grumbulluar? A dihet kjo shumë? Kush e ka shumën e saktë, pse nuk bëhet kurrë transparente, pse nuk tregohen zërat e buxhetit vjetor të BFI-së për të ditur se si shpenzohen këto para, të cilat myslimanët e vendit i japin për zhvillim të jetës fetare islame në vend. Shaqir Fetai dhe tajfa e tij të babzitur këto para i grumbullojnë në emër të Medresesë Isa Beu, në të cilën gjithnjë e më pak po regjistrohen nxënës, kjo do me thënë se gjithnjë e më shumë ulet nevoja për buxhet për këtë shkollë të mesme islame siç e kishte në fillimet e saj. Paratë po shtohen kryesisht falë vetëdijësimit islam të besimtarëve tanë, po mblidhen më shumë, ndërsa nevoja për shpenzime në këtë Medrese bie! Nuk regjistrohen më në paralelen e vajzave në Gostivar 20-30 nxënëse por vetëm pesë, siç ishte sivjet! Në Medresenë qendrore nuk regjistrohen si më parë nga 80-90 nxënës por nga 20-30! Për Fakultetin e Shkencave Islame nuk ka nevojë buxhet të madh si në fillimet e tij, pasi që tashmë Fakulteti është i akredituar dhe financohet pjesërisht edhe nga buxheti i shtetit. Tash e tutje pa dyshim, edhe buxheti i Medresesë, i siguruar nga BFI-ja, do të zvogëlohet dukshëm, meqë, pavarësisht akreditimit katastrofal e skandaloz, edhe kjo vatër e mesme do të financohet nga shteti!
Atëherë, ku po shpenzohen paratë e grumbulluara nga kafshata e mylimanëve të vendit, nga djersa e punëtorëve tanë në diasporë?
Një shumë e konsiderueshme (me qindra e mijëra euro) po shpenzohet, siç po shihet e po flitet, në përpjekje për ta “rregulluar” imazhin e reisit më të kotë në historikun e BFI-së, Shaqir Fetait! A mund të na thonë se sa kushtoi iftari partiak, shtetëror e antifetar të cilin Shaqir Fetai e shtroi kah fundi i Ramazanit, në restorant ekskluziv, ku menyja shkon edhe deri në 30 euro (më së paku për 500 mysafir të ftuar)! Po ai i “bakllavës”? Po qejfet e myftinjëve që kanë dëshirë ta imitojnë Shaqir Fetain me “aktivitete” të kota nëpër exra-restorante? Cili do të ishte ai sevap sikur ky iftar dhe këto qejfe super të kushtueshme t’u shtroheshin të varfërve të vendit dhe jo subjekteve partiake e shërbimeve të dyshimta që e instaluan Shaqir Fetain në krye të BFI-së?
Shaqir Fetai si dhe pulenët e tij duhet të tregojnë se sa i kushtojnë BFI-së vetëm në shpenzim të makinave zyrtare si dhe të karburantit që e shpenzojnë ditë për ditë Gostivar-Shkup-Gostivar, Tetovë-Shkup-Tetovë! Po mëditjet dhe shpenzimet e tjera për shëtitje (me familje, madje edhe me dashnore) nëpër Bullgari e Turqi? Shaqir Fetai i nënshkruan me lehtësinë më të madhe të mundshme faturat e këtyre qejfeve, sepse bëhen nga ata që ia fërkojnë b…t, kënaqësi dhe nevojë këtë të cilën Shaqir Fetai kurrë nuk e fsheh!
Në BFI ka qenë praktikë që, meqë është “organizatë private” të mos i nënshtrohet ligjit për pagim të rrogës së 13, porse, në vend të saj, të marrin nga një rrogë plus pas çdo Ramazani, kjo si hejdie për angazhimin e të gjithëve që ky Muaj i shenjtë të kalojë sa më mirë e mbarë! Madje, këtë shpërblim e merrnin që të gjithë, sepse ish-reisul ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, nuk dëshironte që të ndjehen të diskriminuar nëpunësit e tjerë të cilët nuk përfshiheshin nëpër komisione i cili merrte mëditje të majme për angazhimin mujor!
Shaqir Fetai e ka ndërprerë këtë traditë, ndërsa pa kurrfarë trishtimi se po bën diskriminim të tmerrshëm, edhe antiligjor por edhe antifetar! Brenda BFI-së ka shumë të punësuar që ankohen se pse nuk ua ka dhënë akoma këtë shpërblim, kompaktibil me rrogën 13, të cilën ligjërisht e marrin të gjithë të punësuarit në vend! Nëse nuk e marrin këtë rrogë organet përkatëse shtetërore i sanskionojnë organizatat dhe firmat. Po pse tolerohet me kaq nonshalancë Shaqir Fetai? Si guxon të tolerohet Shaqir Fetai të bëjë selekcionimin e nëpunësve? Si guxon ky shpirtzi që t’i shpërblejë të gjithë ata që prej Ramazani në Ramazan i kanë shprehur lojaleitet, përkrahje e fërkim të topthave, ndërsa ata që nuk pajtohen me politikat diskriminuese, devalvuese e shkatërruese të Shaqir Fetait, të ndëshkohen haptazi me këtë masë antisociale? Çka thonë ligjet përkatëse të vendit për diskriminimet e tilla kundër punëtorëve? Apo, i lejohet Shaqir Fetait të shkelë ligje si në BFI ashtu edhe në shtet! Po pse?
Mediat e vendit, por edhe ispektoratet e ndryshme duhet të interesohen dhe të shohin se si, derisa Shaqir Fetahat e BFI-së vetëpaguhen me shifra astronomike, gjithnjë e më shumë po shtohet numri i hoxhallarëve që po paraqiten në agjencitë shtetërore përkatëse për ndihmë sociale! Egoizmit dhe idiotësirave të Shaqir Fetait dikush duhet t’i thotë stop, sa nuk është bërë shumë vonë dhe sa nuk ka shpërthyer ndonjë revoltë e cila, jo se mund të ndalet aq shpejtë dhe kollaj! Një sidikatë e hoxhallarëve apo një lëvizje e imamëve mund të jetë e kobshme për të gjithë!

Leave a Reply