2 viktima dhe 522 të infektuar të rinj me Covid

Shkon në 59 numri i të shtruarve në spital

Rritet numri i jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit. Një 67-vjeçar nga Elbasani dhe një 84-vjeçar nga Mati nuk e fituan dot betejën me virusin pandemik dhe ndërruan jetë këtë të enjte.

Krahas jetëve të humbura koronavirusi ka regjistruar një shifër rekord të infektuarish në 24 orë sa i takon muajit gusht. 522 persona kanë rezultuar Covid pozitiv gjatë testimit të 6662 të dyshuarve.

Shumica e të infektuarve janë nga Tirana, më pak raste janë regjistruar në Shkodër, Durrës, Vlorë, Lezhë, Sarandë, ndërsa në çdo qytet thuajse është identifikuar një rast me Covid në 24 orët e fundit.

Numri i te infektuarve aktiv në vend tashmë ka arritur në 4204 persona. Në rritje kanë ardhur edhe shtrimet në spital. 59 pacientë po marrin trajtim të specializuar, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

98 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të shëruarve mbi 130 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply