Këtë të enjte u shënua numri më i laretë i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 421 të infektuar, nga 1.744 të testuar. Po ashtu, kanë humbur jetën shtatë pacientë, duke e çuar totalin në 543.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 22.721. Në spitalet COVID po trajtohen 346 pacientë, kurse 118 qytetarë janë shëruar.