Zbutet qëndrimi lidhur me presidentin e Sirisë

Shtetet e Bashkuara e kanë zbutur qëndrimin e tyre sa i përket së ardhmes politike për Presidentin e Sirisë Bashar al-Asad.Sinjali i parë ka ardhur nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili gjatë një interviste nënvijëzoi se aleatët dhe Rusia nuk po përpiqen që të ndryshojnë regjimin. Ai është shprehur se Amerika dhe Rusia, aktualisht nuk po diskutojnë për një lëvizje të menjwhershme të Presidentit të Sirisë.Kerry shtoi se për fatin e shtetit do të vendosin vetë qytetarët sirianë, frazë që është cituar shpesh kjo nga përfaqësuesit e Kremlinit.Kjo deklaratë zyrtarit të Washingtonit është krejtësisht e ndryshme nga qëndrimi që ka mbajtur Shtëpia e Bardhë gjatë muajve të mëparshëm. Drejtues të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Presidentin Obama, kanë nëvijëzuar vazhdimisht se zgjidhja e krizës në Siri, nënkupton largimin e menjëhershëm të Bashar al-Assad.Përfaqësues nga vendet e Europës Perëndimore, Rusia, Amerika si nga një sërë shtetesh të tjera, do të diskutojnë në New York gjatë ditës së premte, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund konflitit, i cili nisi afro 5 vite më parë.

Leave a Reply