Perla e radhës, “kaubojsi” zbulon anën tjetër të Mogherinit: Komuniste, parazite e shoqërisë që s’di çfarë flet

Ish-deputeti Eduart Ndocaj nuk ka pëlqyer deklaratat pozitive të zyrtares së lartë të BE-së Federica Mogherini.

I njohur ndryshe si “kaubojsi” i politikës, ka konstatuar se ajo është  parazite e shoqërisë që s’di çfarë flet.

 

Deklaratat e djeshme ku Mogherini besonte tek progresi i Shqipërisë drejt Europës, kanë zhgënjyer Ndocajn i cili priste që BE të fliste më shumë për krimin dhe për drogën se sa për integrimin.

Gjithsesi, ish-deputeti ka arritur në konkluzionin se komisioneria Mogherini është komuniste ndaj sipas tij janë bërë deklaratat pozitive për qeverisjen “Rama”.

Reagimi i plotë

Mogherini na don shum ‘
Po, kjo eshte tallja e rralles e funksionares se larte te BE zonjes Federica Mogherini, parazite e shoqeris e italiane e njohur tashme si politikane e ekstremit komunist.

Me deklaratat e saj befasuese e plot karshillek ndaj Edi Rames na thote se ‘ Qeveria shqiptare me ne krye te lavdishmin Rama ka dhene prova te forta ne lufte kunder droges ‘ ne nje kohe ku nga vete institucionet italiane te drejtesis po deshmohet implikimi i ish ministrit rambo Tahiri si koka e trafikimit te droges ne bashkepunim me kreret e lart te policis ne sherbim te narko trafikanteve.

O kjo shoqja Mogherini po na shet kekun per byrekun. U mbushen kater vite qe shqiptaret e pan se u shkanabizue Lazarati e nga ana tjeter u kanabizue i gjithe teritori shqiptar dhe ky shoku Rama jo vetem qe nuk e luftoj kete fenomen kriminal por u ba suport i fuqishem mbeshtetes sa edhe mushkonjat jua kishin zili avionave transportin e droges.

E mesa shifet ky mall plot efekt ka arrit per konsum deri tek Mogherini ne Bruksel prandaj ajo sdi as qa flet.

Kur ngjon kete sorosiane komuniste ska si mos te na kujtohet Fishta dhe fjalet e arta te tij.
Uh Europe, ti kurva e motit,
qe i ra mohit beses se Zotit,,,
kur te heshte prej ligshtie !

Leave a Reply