Menjëherë pas përfundimit të bashkëbisedimit të kreut të PD, Lulzim Basha me gazetarët lidhur me çështjen e Kryeprokurorit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale.
Ai i është përgjigjur Bashës për pjesën, kur kryedemokrati tha se thirrja e ambasadorit të SHBA-së për të zgjedhur një kryeprokuror me konsensus është thikë pas shpine për Kushtetutën.
“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën! Hajde politikë hajde”, shkruan Rama.