Gjykata s’ka arritur t’ia dërgojë thirrjen për gjykimin të akzuarit ish – shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov pasi s’e kanë gjetur në adresën e theksuar në akuzë të Prokurorisë Speciale. Gjykatësja pohonte se gjyqi ia ka dorëzuar thirrjen por nuk ka marrë vërtëtim të rregullt, raporton Almakos.
Prokurori i Speciales, Lubomir Llape propozoi që gjykata t’ia dorëzojë thirrjen Mijallkovit të enjtën në orën 12:00, kur ai e ka patjetër të paraqitet në sportelën e gjyqit për rastin “Target – Fortesë”. Prokurori ia përkujtoi Gjykatës se Mijallkovi – duhet të paraqitet në gjykatë edhe të martën në gjykimin për rastin Target – Fortesë.
Mbrojtja e Mijallkovit, avokati Lupco Shvrgovski e arsyetonte mungesën e klientit të vet duke shpjeguar se ai s’banon më në adresën e caktuar në akuzën e PSP-së, por në një adresë tjetër afer Hotelit Panorama.
Në seancë të pranishëm ishin gjashtë të akuzuarë, të gjithë pjesëtarë të njësitit “Alfa” dhe i dëmtuari Lube Boshkovski. Po ashtu prezent ne sallë ishte edhe Bate Gale i njohur në opinion me tatuazhin e Mijallkovit, i cili ishte i dënuar me kusht për inskenimet në Kuvend më 27 prillë.
Gjykatësja e shtyu seancën për më 7 maj dhe theksoj se do të përpiqet që Mijallkovin ta sigurojë në gjykimin e ardhshëm.
Ish-drejtori i Drejtorisë për sigurim dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov është i dyshuar kryesor në rastin “Tortura”, që ka të bëjë me arrestimin e kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski. Ai ngarkohet për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike, përcjell Almakos. Kurse përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
Në rastin “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.
Duke vepruar për ankesën e PPS, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe e miratoi akuzën kundër ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov./Almakos/