Një “humanist” shmeker si Mustafa Dauti

Këto ditë mediat turke raportuan për një qytetar X, identiteti i të cilit nuk njihet por që, me veprën e tij që e përsërit tash e disa vite me radhë, është bërë njeriu më i njohur dhe më i dashur në Turqi. Personi X, për Muajin e agjërimit i afrohet pazarit, i mbledh të gjithë tezgaxhinjtë dhe të tjerët që shesin në pazar, dhe ju thotë që të tregojnë se për sa lekë kanë mall në pazar, t’i marrin lekët dhe të dalin  jasht pazarit e t’i thërrasin të gjithë të varfërit e lagjes dhe t’i marrin artikujt gratis! Të gjithë hallexhinjtë futen në pazar, marrin secili sa i nevojitet dhe dalin jasht, pa e takuar personin bamirës. Madje, as pazarxhinjtë nuk e njohin, sepse personi X shëtit nëpër pazare, e bën humanitetin e vet dhe zhduket pa e parë askush!

Tani, kjo parantezë e mësipërme, le të shërbejë si hyrje në një koment fare të shkurtër mbi sjelljen pej manikini manjak të Mustafa Dautit. E keni parë se çka bën me ndihmën e huaj? Pakot i vijnë nga Turiqa ndërsa ky, patjetër, në çdo aktivitet humanitar duhet të dalë duke shtrënguar duar me myftinjë, i veshur shik, me kostume e kollare, me flokë të lëpirë nga viçi, tamam shmeker i pështirë, nga ata që ta ngacmojnë vjellësirën.

Pa fije turpi, merr poza dhe fotografohet para pakove që vijnë nga Turiqa, duke vënë monopol mbi shpërndarjen e ndihmave humanitare. Pozimi i tij nëpër fotot që i publikon, në fakt përcjell mesazhin e një snobi, e një shpirtprishuri, i cili, sikur dëshiron të thotë “o fukarenj, pa mua nuk keni të gjallë…”

Në vend se të fotografohen të gjithë ata njerëz, ata bisnesmenë turq që i donojnë ato ndihma humanitare për myslimanët e Maqedonisë, në vend se të dalin në resëm përfaqësuesit e Drejtorisë së Dijanetit të Turqisë të cilët të paktën bëjnë shpenzime enorme për t’i sjellë ndihmat e donuara deri te popullata e varfër myslimane e Maqedonisë. Askush nuk i njeh këta donatorë, askush nuk e njeh si duket i pari i Drejtorisë së Dijantit, ndërsa, të varfërve të Maqedonisë ju del përpara çdo ditë një i krisur, një shmeker manjak i cili ëndërr e ka që përmes humanitetit të huaj, sado pak ta zbusë nofkën “lavatriçe e parave të pista të Mulla Sulës”!

Personat me moral, me integritet humanisti, personat bamirës, të devotshëm, as që pranojnë që të dalin në opinion për shkak të kontributit të tyre për ta zbutur nevojën për një pako makarone, apo për një pako oriz, tek myslimanët anekënd botës. Një mburrje e tillë është kulmi i turpit që mund të shfaqet vetëm nga shmekerat e tipit si Mustafa Dauti.

Le t’ia konkretizojmë, mentorit të Mustafa Dautit, Mulla Sulës se si është të jeshë vjedhës i aktit human të nje njeriu që nuk do të jetë në opinion! Mulla Sula, këto ditë e preu shiritin e përurimit të një hoteli në Tetovë. Hoteli e ka pronarin, i ka menaxherët, ka drejtorinë dhe stafin tjetër udhëheqës. Por, e ka edhe stafin teknik, ata që i kryejnë servimet, si nëpër dhoma, ashtu edhe në guzhinë! Këta të fundit njihen me emrin “kamarierë”! Tani, paramendoni sikur një kamarier, një servisist, meqë punon në atë hotel, të mburret se hoteli është i tij, gjë të cilën mundohet ta dëshmojë me aktivitete kamarieri!

Në tërë këtë aktivitet humanitar, në shpërndarjen e pakove të arritura nga Dijaneti i Turqisë, veprimi i Mustafa Dautit është thjesht veprim kamarieri, i cili, në stafin e përgjithshëm të hotelit është vrima e fundit e kavallit.

Plotë 11 muaj zbërthehet si kryehajn i BFI-së së Mulla Sulës, si dallaverxhi e munafik, si një pis që ik e fshihet nën sofrën e Mulla Sulës, kurse, gjatë Ramazanit, nuk lë poza pa na shitur si “njeri humanist”! Ky po që njihet si narcis e noksan, por, ç’punë kanë do teologë që i thonë vetes myftinj që t’ia shtrëngojnë dorën e pistë këtij farë shmekeri para pakove që donohen nga turqët për bamirësi për vëllezërit myslimanë? Ky veprim pa dyshim që mund të ndërmerret vetëm prej atyre që kanë karakteristikat e rafinuara të një munafiku!

Edhe shmeker edhe humanist, edhe hajn edhe “bamirës” – ky është Mustafa Dauti dhe të tjerët që ia mbajnë iso-n!

 

Leave a Reply