Kjo është historia e Xherdan Shaqirit që disa muaj më parë luante me Stoke City që zbriti nga kategoria, dhe tani luan me Liverpulin që kryeson Premier League angleze.
Sipas të dhënave më të fundit të Observatorit të Futbollit CIES, në klasfikimin e përgjithshëm të blerjeve, futbollisti me orgjinë shqiptare, falë performancave shumë të mira, mban vendin e tretë për rritjen e kartonit.
Në verë, kur u ble nga Liverpul, Shaqiri kushtonte 14.7 milionë euro, ndërsa tani me 55 milionë euro.
Kjo është një shifër rekord për një futbollist shqiptar, që nuk ka kushtuar kurrë kaq shtrenjtë.
Në vendin e parë të listës, për rritjen e kartonit qëndron Rodri Hernandez, me 45.5 milion euro.
Ndërsa në vendin e dytë Lucas Torreira me 44.3 milionë euro.
I treti në listë renditet Xherdan Shaqiri, ndërsa Cristiano Ronaldo, mban vendin e 12 me një vlerë të shtuar të kartonit me 22.2 milionë euro.