Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për 6 policitë e portit të arrestuar ditën e diel me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Gjykata caktoi “arrest shtëpie” për Greta Batushën, “detyrim paraqitje” për Durim Zekën, Arjan Gjyzelin, Dorina Doganajn, Gëzim Çaçëndhe Juliana Kurrajn.
Policët kufitarë në këmbim të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.
Gjatë kontrollit punonjësve të policisë iu gjetën 2.175 Euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.