Një nënë 27 vjecare ka shkaktuar një tragjë të vërtete brenda familjes, që natyrisht do të vuajë si peshë në ndërgjegjë gjithë jetën.
Kerry Ann Conley ka harruar dy vajzat e saj të mitura në makinë të mbyllura brenda dhe nën temperaturën e ajrit 30 gradë celcius, raporton Vizion Plus.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Brisbane, kryeqytendra e shtetit Queensland, në Australi.
Mamaja 27 vjecare I harroi dy foshnjat e saj brenda në makinë, teksa e parkoi në një cep të rrugës afër vilës së saj, shkruan Vizion Plus.
Kur kuptoi gabimin që kishte bërë pas disa orësh, ajo u kthye në makinë por xhamt krejtësisht të mbyllur dhe temperature e lartë e ajrit, kanë bërë që Darcy dhe Chloe të gjejnë vdekjen nga asfiksia.
Tashmë vec brengës për gjithë jetën mbi vdekjen e dy foshnjeve të veta, Kerry Ann Conley do të duhet të përballet tashmë edhe me akuzat për vrasje të dyfishte nga drejtesia australiane.