Në këtë situatë pandemie të koronavirusit, mjeku Javid Abdelmoneim dhe virologia Dr Lisa Cross nga Britania e Madhe këshillojnë që të keni kujdes me këpcët, pasi janë burim i shpërnadrjes së virusit vdekjeprurës.
Ata sqarojnë se këpcët që veshin jashtë duhen përdorur vetëm gjatë lëvizjeve dhe ti heqin kur hyjnë brenda.“Kur hyni brenda, hiqni këpucët menjëherë. Shumica e këpucëve kanë shtroje gome ku virusi mund të mbijetojë nga tre deri në pesë ditë”, shprehet Dr Abelmoniem.
Sipas tyre nëse keni përdorur transportin publik, ose keni pasur kontakte të ngushta me njerëzit, ndryshoni menjëherë rrobat dhe vendosni ato në lahen.
Gjithashtu ata na tregojnë se ushqimi në vetvete nuk ka të ngjarë të jetë një rrezik, sepse edhe nëse grimcat e virusit gllabërohen, ato me siguri nuk do të mbijetojnë për shkak të aciditetit në stomak.Sapuni dhe uji janë tepër efektivë për shkatërrimin e virusit, transmeton “The Sun”.