Gënjeshtra është nëna e të gjitha të këqiave si dhe njerkë e mëkatit (proverbë arabe)
Kur ulemaja gënjenë e futë në dalalet një dynja të tërë! Por, pse të gënjejë ulemaja? Cili është motivi kryesor që të gënjejë ulemaja? Ulemaja gënjenë vetëm kur përpiqet të shpëlahet nga mëkatet e mëdha! Nëse nuk sinjalizohet dhe nuk zbardhet fuqishëm genjështra e ulemasë, atëherë tërë “bota laike”, personalitetet ekademikë, diplomatët, liderët, parija politike e fetare, dalin të jenë injorantë! Sepse, në parim, alemit e ka shumë të qartë se, gjithçka çka thuhet nga “ulemaja” është në përputhje me Kuranin dhe, kjo, apriori, e besueshme, e pranueshme dhe e përfunduar!
Së këndejmi, këtu mund të kërkohet dëshira kaq e flaktë e “ulemasë” së BFI-së për të gënjyer. Një ditë do të bëhen all nga turpi, të cilën do ta përkthejnë si injorancë të tyre, sa për ta “larguar” nga vetja mëkatin e qëllimshëm.
“Ulemasë” i bëhet me dije që të pushojnë së gënjyeri botën, sepse:
– Shaqir Fetai nuk është i zgjedhur në asnjë post përveçse në atë të myftiut të Gostivarit;
– Shaqir Fetai nuk është “kryetar i BFI-së”;
– Shaqir Fetai nuk është “reisul ulema i BFI-së;
– Shaqir Fetai nuk shtë “u.d. reisul ulema i BFI-së”
– Shaqir Fetai, nga shkarkuesit e Sulejman Rexhepit, është caktuar që t’i përgatisë zgjedhjet e reja për Kryetar të BFI-së, i cili duhet të ndodhë në një afat sa më të shkurtër!
Kush i mohon këto të vërteta dhe e informon ndryshe botën, ai është gënjeshtar, ndërsa “ulemaja” e pranon se është e krijuar dhe shumë e lumtur në shkeljet e veta që ia bën Kushtetutës së BFI-së!
Shaqir Fetai, me qindra dallavera, mezi ka arritur të regjistrohet në Regjistrin Qendror si “u.d. Kryetar i BFI-së – reisul ulema Shaqir Fetai”! Deri në të tjera rrethana e kushte, kështu duhet të prezantohet dhe të thirret Shaqir Fetai, myftiu legjitim i Gostivarit, dhe jo ta përfundojmë punën e zgjedhjes së “reisit” pa dhënë llogari askush për krimin dhe për kriminalizimin e BFI-së madje edhe nga vetë Shaqir Fetai nga posti i myftiut të Gostivarit.
Prezantimi rrejshëm është i sanksionueshëm me ligj, kurse përhapësit e lajmeve të rreme mund të paditen si fallsifikatorë.
Së këndejmi, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, e merr mbi vete që ta drejtinformojë “Imamin e Madh”, Shejhul Ezheri, prof. dr. Ahmed Tajjib, (si dhe personalitetet e tjera të botës turko-arabe) i cili, nisur nga rrenat e “ulemasë së BFI-së”, bën një gafë e cila nuk i bën nder.
Nisur nga kjo rrenë, “Imami i Madh” e shpreh këtë urim për Shaqir Fetain: “I drejtohem zotërisë suaj me urimet më të mira me rastin e përzgjedhjes suaj Kryetar i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”!!!
– Kur u përzgjodhe Shaqir Fetai kryetar i BFI-së?!
– A mund të zgjidhet kryetar i BFI-së personi i cili një jetë të tërë e ndihmoi Sulejman Rexhepin në vjedhjen e vakëfit, në shkatërrimin e BFI-së dhe në degradimin e jetës fetare islame në vend?!
– Cili mysliman në Maqedoninë e Veriut i mbanë në mend proceset, procedurat dhe çastet e zgjedhjes së Shaqir Fetait për “kryetar të BFI-së”?!
NUK KA ZGJEDHJE NË BASHKËSINË FETARE ISLAME TË MAQEDONISË SË VERIUT PA U ZBARDHUR TË GJITHA KRIMET DHE STRATEGJITË PËR KIMINALIZIMIN E BFI-së, e cila, tashmë edhe publikisht tallet me personalitete të çmueshme duke ua imponuar gënjeshtrën të cilën “ulemaja” artificiale tashmë e kanë ngritur në kult. Turp! Askush nuk mund të ulet në kolltukun e kryetarit të BFI-së apo të reisit pa përfunduar përtej grilave të burgjeve ata që manipuluan në emër të fesë islame. Dihen me emra e me mbiemra! Ata nuk mund ta
veshin petkun e devotshmërisë me zhveshjen e
Sulejman Rexhepit nga xhybja nën të cilën u çelën si zogjtë e klloçkës myftinjtë dhe disa
“kryetarë e drejtorë” të cilët ia dhanë atë hijen e keqe e të rëndë të vetmit Institucion të myslimanëve të vendit – BFI-së!
Le të jetë ky si një paralajmërim për institucionet e vendit dhe të atyreve ndërkombëtare që të jenë të vëmendshëm dhe të mos manipulohen nga gënjeshtarët dhe karrieristët e verbuar që akoma vegjetojnë në BFI. /Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/