“Lionel Messi, e ka zgjedhur tashmë ekipin e ri, ai është Inter”. Ish agjenti I yllit argjentinas ka lëshuar një deklaratë që bën të ëndërrojë të gjithë tifozët zikaltër.
Josep Maria Minguella ka deklaruar për median e njohur “COPE” se arsyeja e kësaj zgjedhje të Messit është fakti se në Itali paguhet shumë më pak taksa në raportet me vendet e tjera.
“ Për mua Messi që tani e ka skuadrën e tij të re, Inter. Në Itali paguajnë më pak taksa sesa në shtetet e tjera ku aim und të shkojë. Edhe Ronaldo prandaj është atje, për këtë arsye. Është më e vështirë që ta shohim në Angli ndonëse miqtë e tij Aguero dhe Guardiola janë tek Man City, u shpreh ish agjenti i 33 vjecarit.
Ndërkohë nga ana tjetër prestigjozja “Mundo Deportivo” bën të ditur se Leo Messi ka zhvilluar disa telefonate ditët e fundit me Pep Guardiolen dhe opsioni Manchester City është më i mundshmi.
Ndërsa gazeta argjentinase “Ole” bën të ditur se edhe PSG po lëviz fort për transferimin e shekullit.
Problemi më I madh tani është nëse Messi dhe Barcelona do të shkojnë në gjyq për klauzolën 700 milionë euro apo jo. Mbetet për tu parë…