Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar të mërkurën 5 golat më të bukur të kombëtares shqiptare të futbollit gjatë kualifikueseve të EURO 2016.Goli i Bekim Balajt në fitoren 0-1 ndaj Portugalisë, ai i Lenjanit në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës në Tiranë, golat e Mërgim Mavrajt dhe Shkëlzen Gashit në fitoren 2-1 ndaj Armenisë në Elbasan dhe ai i Armando Sadikut në fitoren 3-0 ndaj Armenisë në transfertë ishin të përzgjedhurit e UEFA-s. Kombëtarja jonë u kualifikua si vendi i dytë i grupit I, pasi grumbulloi 14 pikë në 8 ndeshje, duke shënuar 10 gola e pësuar 5.
Pronarë sauditë për Inter, bisedime për shitjen janë në progres
Teksa pritet që Inter të sigurojë matematikisht titullin kampion këtë sezon, negociatat për të ardhmen e klubit tashmë po zhvillohen…