Kur foli të shtunën në mbrëmje me gazetarët për të komunikuar zyrtarisht protestën e 17 dhjetorit para Kuvendit të Shqipërisë, kreu i opozitës nuk tha një detaj të rëndësishëm. Deri të enjten, deputetët e Partisë Demokratike nuk do jenë në Parlament. Ata janë urdhëruar të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare, por të ndihmojnë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike për masivitetin e protestës së të enjtes.Kjo është hera e parë që PD-ja në opozitë tërheq deputetët e vet nga komisionet parlamentare me arsyetimin se ata duhet tëorganizojnë një protestë. Në komisione janë për t’u shqyrtuar disa projektligje, përfshirë edhe ai i buxhetit, për kundërshtimin e të cilit opozita po thërret qytetarët në protestë, por, për shkak të këtij bojkoti disaditor, demokratët nuk do të kenë zërin e tyre për të kundërshtuar projektbuxhetin. Ka vetëm një komision për demokratët që e tejkalon rëndësinë e protestës dhe ky është komisioni për dekriminalizimin. Ai është parashikuar të mblidhet të hënën pasdite për të miratuar përfundimisht amendamentet kushtetuese, që synohen të miratohen të enjten e protestës së opozitës para Kuvendit të Shqipërisë./ Top Channel
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…