Shaqir Fetai sinqerisht mendon se është person që mund të lë “amanete”, “porosira”, “mendime filozofik”, si ata të urtit e mëdhenj që janë në prag të vdekjes. Lamtumirën e fundit ia lënë popullit! Porosia e tyre është përplot urtësi, përplot njerzillëk, përplot burrëri e shtigje drejt së cilës duhet të lëvizin të gjithë ata që e duan. Plakun e urtë e respektojnë edhe armiqtë e tij, por ama, kur një abdall aktron të urtin dhe mundohet të lë “amanete” ky natyrish që shndërrohet në qesharak, në palaço që të shkulë së qeshuri.
“Veproni mirë dhe silluni mirë – është koncept islam” thotë Shaqir Fetai! Kush thotë? Ky që me dy këmbë ka shkelur mbi konceptin islam?! Po ku ka lidhje me islami tërë veprimi i tij prej hipokriti! Nga goja e kujt dalin “porositë islame”? Nga goja e personit që një karrierë të tërë e ka ngritur mbi intriga, mbi spiunllëqe, mbi tradhëti, mbi rrënime të jetës institucionale, mbi vjedhjen dhe zhvatjen e vakëfit… Ky të flasë për koncepte islame? Mendon se duke folur për tema të mëdha (ku ai del si mizë kali) do të mund ta mashtrojë popullin dhe të amnistohet nga krimi që ka bërë, nga jeta e tij e dyfishtë: herë si antikonstitucionalist e herë si “islamist”! Njeriu që shkel mbi Kushtetutën e BFI-së e cila bazë dhe koncept ka parimet islame?! Njeriu që shitet për një kolltuk! Njeriu që kolegët e vet i shet, i shkelë, sepse prej tyre e ndjenë rrezikun e deshifrimit të shpirtit të tij të pashpirt!
Shaqir Fetai, si asnjë “teolog” tjetër, si asnjë hipokrit e mynafik në vend e në rajon dhe më gjërë, tashmë është deshifruar dhe zhveshur në mijëra publikime të ndryshme; është lakuriqësuar si alet i pushteteve antiislame e antikombëtare, si vegël manipulimi në duart e atyre “subjekteve” që nuk e durojnë ekzistimin e Institucionit të BFI-së; është zbërthyer si hipokriti më unikat në këtë nënqiell e më gjërë! Dhe, tash, ky farë “insani” të na flasë me alegori, ta lusë opinonin që të sillet e të veprojë brenda konceptit islam, ndërkohë që vetë, ka vepruar atë që nuk e kanë bërë as ateistët!
“Kjo është baza e edukimit të vetvetes dhe të tjerëve”, vazhdon tutje Shaqir Fetai, duke qenë i bindur se, ja, tha diçka të “mençur” diçka “të pathënë” deri më sot e që do të dhezë te masa e gjërë dhe do ta falë nga veprimet hipokrite që i ka në gjak! Cila është edukata e Shaqir Fetait nëse jo intriga? Cila është edukata e Shaqir Fetait, nëse jo tradhëti? Cila është edukata e Shaqir Fetait, nëse jo ngulja e thikës pas shpinës së mikut? Cila është edukata e Shaqir Fetait nëse jo shkelja me këmbë të pista mbi parimet islame? Të thërrasë në parime islame Shaqir Fetai është ngjashëm sikur krimineli të thërrasë në miklim të viktimës!
Shaqir Fetai mendimin e vet përplotë hipokrizi e përmbyll: “Historia nuk mban mend se e keqja zhvillon rrugëtim të mirë për vetveten dhe të tjerët”!!! A mos është ky makthi më i madh që po e mundon dhe që po e trishton Shaqir Fetain! A mos është ky shqetësimi i tmerrëshm i Shaqir Fetait që e detyron në lënien e këtij “amaneti”?! Shaqir Fetai në fjalinë e fundit të “mendimit filozofik” të tij na del më se i vërtetë dhe mëse i saktë! Ai po tmerrohet nga rrugëtimi i tij! Ai është shumë i sigurtë se veprimi i tij nuk ka të ardhme. Hipokrizia e tij nuk siguron kurrfarë të ardhme as për vetë atë dhe as për BFI-në dhe komunitetin e saj! Në këtë përfundim është shumë koshient Shaqir Fetai! Atij vetëm sa mund t’i vërtetohet se, me të vërtetë historia nuk mban mend ndonjë rrugëtim të gjatë të një tradhëtie, të një hipokrizie, të një munafikllëku si të Shaqir Fetait. Këtë e ka të qartë edhe vetë Shaqua, ndaj porositë që të veprohet në kuadër të koncepteve islame. Kjo alegori është porosi e tipave si Shaqua i shkretë: “Punoni çfarë t’ju them unë dhe mos veproni siç bëj unë”! Porositë “e urta” të Shaqir Fetait janë si ato fluska sapuni që lëshohen gjatë reshjes së dëborës!
Po sa mirë ia kishte komentuar një qyetetar i cili në reagimin e vet i thotë: “Kur t’ju besohet diçka, mos tradhëtoni… pjesë nga një hadith i saktë! E paska harru këtë porosi, o “reis”!/LMR në BFI/