Dyshohet se ngjarjet u shkaktuan nga plumba qorr
Pak pas mesnatës, në bulevardin Zogu I mbeti e plagosur me armë zjarri një 51-vjeçare italiane me armë zjarri.
Nga rrethanat si ka ndodhur ngjarja dyshohet se plagosja ka ardhur si pasojë e të shtënave në ajër për shkak të festimeve, pra nga plumb qorr.
Një tjetër ngjarje e ngjashme u regjistrua pas mesnatës në qendër, ku një burrë mbeti i plagosur po ashtu me armë zjarri.
Edhe në këtë rast policia dyshon se kemi të bëjmë me një plumb qorr, megjithëse po vijojnë hetimet për të dyja rastet.
Fatmirësisht persona e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.