Tërmet me magnitudë 7.6 godet Japoninë

6 viktima dhe dëme të shumta materiale

Kjo rrugë e shkatërruar në rajonin e Ishikauas në Japoninë perëndimore është dëshmi e fuqisë së madhe shkatërruese të një tërmeti me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter që tronditi zonën pasditen e kësaj të Hëne, sipas orës lokale.

Deri tani flitet për të paktën 6 viktima, por shifrat nuk janë ende zyrtare pasi dëmet që tërmeti shkaktoi nëpër ndërtesat e zonës janë të mëdha.

Autoritetet dhanë alarmin për rrezik tsunami, pasi epiqendra e tërmetit ishte në det.

Ata u bënë thirrje banorëve të largohen nga zonat bregdetare drejt lartësive, ndonëse deri tani dallgët kanë qenë më të ulëta se 5 metra sa ç‘ishte paralajmërimi i autoriteteve.

Lëkundjet shkaktuan një zjarr në një zonë të banuar qytetin Uaxhima. Ndërsa në Kanazaua, lëkundjet ishin aq të forta sa shkaktuan çarje që përmbytën stacionet e metrove.

Tërmetin e madh e shoqëruan dhjetëra pasgoditje. Japonia dhe e gjithë bota mban në kujtesë tërmetin e 13 viteve më parë me magnitudë 9 të shkallës Rihter që goditi brigjet lindore dhe shkaktoi një tsunami të madh, duke i marrë mbi 19 mijë njerëzve.

https://www.facebook.com/reel/336512702526427?s=yWDuG2&fs=e&mibextid=Nif5oz

Leave a Reply