Pendesa

“Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre, që bëjnë punë të këqija vazhdimisht dhe vetëm atëherë kur u vjen vdekja, thonë: “Unë tashti u pendova!”. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.” (En Nisa, 18)

Nga Mr. Eset Shaqiri

Në prag të Muajit të Agjërimit, instalacioni ideologjiko-politik në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, do të deklarojë se, ky muaj do të jetë i begatë me aktivitete spektakolare të përgatitur nga “rijaseti” i tij! Në fakt, nën shprehjen “aktivitete spektakolare” u përfshinë edhe iftaret e shtruara atyre që nuk agjërojnë!
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, kurrë, madje as në periudhat e robrimeve, okupimeve e të sistemit komunist, nuk ka hyrë në Muajin Ramazan pa përgatitje serioze institucionale për ta shënuar sa më denjësisht Muajin e Agjërimit si dhe për t’ua lehtësuar sa më denjësisht ibadetet e ndryshme që kryhen për këtë Muaj të shenjtë! Pra, janë sjellje tipike të një të mashtruesi përpjekjet për t’u imponuar si risi apo si “reformator” me të cilin nisë një epokë e rë e devotshmërisë nën këtë nënqiell.

Dry Medresesë tradicionale, themelohet gjimnazi “Medresja Isa Beu”
E vetmja risi, i vetmi aktivitet spektakolar i “rijasetit” qesharak të Shaqir Fetait, që do të mbahet mend përgjatë historisë së myslimanëve të këtij vendi, do të jetë ai i shuarjes së “Medresesë Isa Beu”, të Medresesë tradicionale që den baba den është marrur me prodhimin e kuadrit të nevojshëm për BFI-në dhe për bartësit dhe organizatorët e jetës fetare islame në Maqedoninë e Veriut. Ky aktivitet i Shaqir Fetait po që ishte spektakolar! E vetmja shpresë mbetet në refuzmin e botës akademike të myslimanëve të vendit për ta mbyllur Medresenë si dhe për ta themeluar gjimnazin “Medreseja Isa Beu”, refuzim ky që duhet të manifestohet me protesta, demonstrata e me pengim kategorik që të realizohet ky skenar i antiislamistëve në këtë vend.
Askujt nuk i duhet “akreditimi” i Medresesë pasi të shuhet tradicionalja dhe të themelohet gjimnazi “Medresja Isa Beu”, sepse, kjo do t’i jepte shkas “bashkësive të tjera islame” të regjistruara në regjistrin qendror në vend që të themelojnë medrese tradicionale që do të prodhonin hoxhallarë dhe jo si do të prodhojë gjimnazi “Medresja Isa Beu” hoxhallarë gjysmakë e pseudo-teologë!

Aktivitetet dikur dhe sot
Aktivitetet në terren, vizitat e xhemateve si në vend ashtu edhe jashtë, manifestimet fetare, të cilat Shaqir Fetai i ka ndërmarrë në këtë Muaj të Agjërimit, janë kopje e zbehtë e atyre aktiviteteve, vizitave e manifestimeve të ndërmarrë ndër vite nga kryesia dhe nga organet e BFI-së. Madje më parë përgatiteshin edhe më profesionalisht më me seriozitet dhe më me shpirt. Në terren ishin të angazhuar edhe medresantët, të cilët ishin mburrja e myslimanëve të vendit, ishin garancë e perspektivës së shëndoshë islame të vendit, ishin arsye më shumë që myslimanët e vendit të japin kontributin dhe taksat fetare për mirëmbajtjen e kësaj Shkolle të hoxhallarëve dhe të islamit në vend. Ishin hoxhallarë, profesorë e nxënës, të gjithë në mesin e xhemateve, duke pasqyruar një unitet të lakmueshëm të këtij komuniteti. Me çfarë uniteti hyri Shaqirt Fetai në këtë Muaj? Le të publikoj Rijaseti listën e anëtarëve të komisionit të vizitave dhe të shofim sa prej tyre nuk janë teologë e hoxhallarë! Mëse 40 për qind të xhamive nuk i ka nën kontroll, xhami këto në të cilat Shaqir Fetai nuk guxon të shkelë e as të dërgojë përfaqësues! Tërë ky realitet e paraqet një “spektakël” të cilën kurrë nuk do ta dëshirojnë myslimanët e devotshëm të vendit.

“Kapaciteti intelektual i kukullës”
Për t’ju qëndruar karshi atyreve që nuk e duan Shaqir Fetain dhe për t’ju dëshmuar se Muaji i Ramazanit mund të shënohet edhe pa angazhimin e tyre, Shaqir Fetai u kujdes për një “spektakël” i cili dëshmon për dy gjëra: Shaqir Fetai nuk ka nevojë për hoxhallarët e vendit, sepse këtë Muaj ai e shënon përmes një “shkrimi epik” që e publikon në disa vazhdime dhe, e dyta, refuzimin që ia bënë dhjetra teologë për të shkruar për vlerat e këtij muaji e që ky aktivitet do të shprehte angazhimin e hoxhallarëve të vendit që i përgjigjen këkresës së Shaqir Fetait, ky mundohet ta “amortizojë” duke e plotësuar atë mungesë shkrimesh me një “shkrim serik” të tij! Nën titullin “MUAJI I RAMAZANIT – NGRITJE E LARTË SHPIRTËRORE”, Shaqir Fetai publikoi shkrimin në mbi 20 vazhdime, jo studim, jo analizë, jo zbërthim, porse, siç vlerësojnë lexuesit e kthjellët, vetëm “persiatje” të shpalosura përmes teknikës së kompilimit dhe plagjiaturës që “lulohet” nga një përkthim që çalon rëndë në sintaksën e gjuhës shqipe.
Aty ku përpiqet të shesë mend e të tregohet se çfarë “iluministi” që është, pikërisht aty del për askund! Si rrjedhojë kemi edhe fraza të këtilla të bajatshme: “gjatë formimit të përsosshmërisë së lartë të tij” (pse a paska përsoshmëri të mesme, të ulët – pjesa e hyrjes), ose “femra me fëmijë për gjiri”, “ka për qëllim plakun e mbetur” (pjesa III), ose, “andaj agjërimi i muajit të Ramazanit nuk është obligim i parë për njerëzimin, për arsye se gjithmonë, edhe në kohërat shumë më të hershme , njerëzit agjëruan”(pjesa IV), ose, “Ky element në Islam paraqet të vetmen masë të çdo përparësie dhe privilegje”, “synimi thelbësor i agjërimit është tek njereiu të ndërtohet shtylla kryesore e jetës individuale dhe shiqërore”, “domethëniet dhe dobitë nga agjërimi do të jenë të panumërta.” (pjesa V), ose, “thellë në shpirtë dhe zemër që reflekton në Jetën praktike dhe formon unitet të qëllimit, mendimit dhe prakrikës, dhe tek njeriu kultivon vlerën e një qasjeje të realtë” (pjesa VI), ose “Nuk ka agjërim pa qëndrueshmëri durim dhe adaptim të kushteve më të rënda dhe jo të zakonshme”, “Nisur nga fakti se agjërimi është veprim jasht kushteve të zakonshme dhe normale” (pjeseza VII), ose, “Agjërimi është rast më i volitshëm për të shijuar nevojën e të tjerëve” (pjesa VIII), ose, “dhe formoi njiherë e përgjithmonë metodologjinë e të njohurit të krijimtarisë që e rrethon” (pjesa XII), ose, “Prishja e këtij ekuilibri, sjell në njëanshmëru të njërës apo tjetrit element dhe në deformimin e konceptit të shëndosh që drejton rrugëtimin e jeteses origjinale të zhvillimit njerëzor”, (pjesa XIV), ose “agjërimi tregon po at koncept që e kërkon Islami”, “në momentin kur nga vërbësia e materiales shmangën moralen, shpirtin dhe Zotin” (pjesa XVII), ose, “Ditët e fundit janë rast i vendosshmërisë sonë për formimin e koncepteve që forcojnë dinjitetin tonë kombëtar, fetar, moral, ekonomik, kulturor, shkencor, etj.” (pjrds XIX) etj.

Si shprehet pendesa (teube)
Në një prej pjesëzave të një shkrimi më të gjatë, të cilin Shaqir Fetai mundohet ta paraqesë si “shkrim shkencor” të ndarë në disa pjesë, aty flet për Natën e Kadrit, të cilën duhet ta kërkojmë brenda dhjetë ditëve të fundt të Muajit të Ramazanit e në të cilën duhet të hyjmë me një teube të bërë paraprakisht. Shaqir Fetai thotë: “Begatitë e muajit të Ramazanit nuk mundet të arihen nëse hyjmë në te jo të përgatitur. Pergatitja më e madhe për të është nëse e presim me zemra plot të mbushura me pendim- teube”!
Po a u pendua Shaqir Fetai ndonjëherë në jetën e vet! A ka për çfarë të pendohet dhe t’i kërkojë të falura edhe Zotit Fuqilpotë por edhe njerëzve të ndershëm të cilëve u bëri dëm të parikuperueshëm!
A u pendua Shaqir Fetai për misionin që ua kreu të tjerëve në interes të ideologjive dhe politikave të tyre antikombëtare e antifetare?
Islami kërkon transparencë, edhe pendesën e do në mënyrë transprente – të pendohet njëherë për manipulimin që e bëri në emër të islamit dhe mori më qafë njerëz duke i akuzuar me pa të drejtë dhe pa kurrfarë baze se e paskëshin dëmtuar fenë dhe shoqërinë. Le ta listojë vetëm një fakt nga ato që po i ruajkëka Shaqir Fetai! Apo, të djallëzuarin nuk e lë të dëshmojë djalli!
Në fakt, pendesa e Shaqir Fetait mund të demonstrohet vetëm me largimin urgjent të tij. Ikja e Shaqir Fetait nga ky mision do të thotë pendesë e sinqertë dhe kthim i tij në Rrugë të Zotit, për më tepër kur tashmë, nën heshtjen absurde të teologëve të vendit, e kreu misionin – e “akreditoi” Medresenë duke u pajtuar të themelojë një gjimnaz që, për nderë të lavdisë së Shkollës së Mesme Profesionale “Medresesë Isa Beu”, do ti thonë “Medresja Isa Beu”! Pendesa e tij do ta pengonte edhe këtë manipulim ku ka rënë apo që do ta zhvillojë me përpikmëri, deri në fund!

Leave a Reply