Shqipëria ka zbritur 2 pozicione në klasifikimin e prillit në FIFA, duke u renditur e 66. Humbjet në miqësoret e marsit 3-0 me Kilin dhe 1-0 me Suedinë ndikuan në vendosjen e Kuqezinjve.
Kombëtarja ndodhet në këtë pozitë për herë parë prej dhjetorit të 2022, ndërsa renditjen më të mirë nën drejtimin e Sylvinho e pati në tetor të vitit të kaluar ku ishte e 59. Kundërshtarët e Shqipërisë në Europian janë të 3 në dhjetëshen e parë ashtu si në klasifikimin e fundit. Spanja është e teta, e ndjekur nga Italia e nënta dhe Kroacia e dhjeta.
Kombëtarja do të ketë edhe 2 miqësore me Lihtenshtejnin më 4 qershor dhe Azerbajxhanin 3 ditë më vonë. Më pas Shqipërinë e pret sfida e parë me Italinë më 15 qershor në Dortmund.