A bëjmë humanizëm në emër të Zotit

Bashkësia Fetare Islame në RMV, kohëve të fundit, humanitetin e ka shndërruar në mjet manipulimi për ta “rregulluar” imazhin e vet të degjeneruar deri në përmasa të frikshme! Humaniteti a ka datë të caktuar kur duhet të kryhet? Apo, ky aktvitet bëhet vetëm kur duhet të rjepet populli, edhe ashtu, skajshmërisht i varfër

Shkruan: Halid Sadiku

Humaniteti është reflektim që vjen nga ndjenja, nga sensi, nga përkushtimi për të kryer vepra të mira në emër të Zotit Mëshirëplotë, për të ndërmarrë veprime që e zbusin dhembjen, trishtimin dhe vështirësitë që shkaktohen nga skamja, nga varfëria!

Në ajetin 271 të Sures El Bekare thuhet: “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.”

BFI-ja e Shaqir Fetait parapëlqen që aktivitetin humanitar ta bëjë “haptazi”! Jo për ta kryer një porosi kuranore sa për ta arritur “mundësinë” e vetëlavdërimit. I duhet pak lavd dhe pak shpirt! Ndërsa aktivitetin e fundit humanitar e ka kryer fill pas muajit të agjërimit të vitit të kaluar (2023) me shpërndarjen e disa ton hurmave të ardhura “dhuratë” nga Arabia Saudite. Hurma pas iftari! Gjëja e fundit për të cilën kanë nevojë të varfërit tanë janë hurmat!

Bashkësia Fetare Islame e ka urdhër kuranor, e ka mision të domosdoshëm, madje edhe të detyrueshëm, aktivitetin human. Duhet që të ketë strategji, program se si ta mbajë gjithnjë të gjallë ndjenjën e humanitetit, të ndihmës, të zgjatjes dorë parreshtur drejt nevojtarit skamnorit; duhet të ketë plan veprimi, të ketë detyrë mbi detyrat ndihmën e përditshme për nevojtarët, për kategoritë më të rrezikuara sociale në shoqërinë tonë.

Shaqir Fetai e ka bërë trend që këtë aktivitet ta ndërmarrë dhe ta “intensifikojë” vetëm përgjatë muajit Ramazan! Të manipulojë me të varfërit, por dhe ta ngacmojë si hajn ndjenjën e humantetit te të pasurit! Në këtë muaj mblidhen edhe taksat fetare, si fitri dhe zeqati! Kur të shohin xhemati se sa “humanitet” po bëjnë këta të BFI-së së Shaqir Fetai, pse mos të japin fitër e zeqat! Me shtimin e sasisë së të hyrave nga këto dy taksa fetare, Shaqir Fetai edhe më shumë manipulon! Këtë shtim eventual të të hyrave e paraqet si “dashuri e zjarrtë” që na e paskëshin myslimanët e vendit për Shaqir Fetain, dhe jo si obligm fetar. Pra, ai ndjenjën humanitare të myslimanëve nuk e paraqet si ndërgjegjësim të tye për të ndihmuar skamnorët por, e paraqet si “lojalitet të myslimanëve ndaj Shaqir Fetait”! Sa më shumë të hyra të mblidhen aq më e madhe përkrahja e myslimanëve për politikat degjeneruese të Shaqir Fetait!!!

Në fakt, nga fitri e zeqati Shaqir Fetai veçsa e siguron mundësinë për ta ngritur rrogën e vet e për ta bërë nja 8-9 mij euro, rrogë nga më të mëdhatë në rajon!

Këta të BFI-së së Shaqir Fetait mendojnë se humaniteti duhet të theksohet vetëm për Muajin Ramazan, mendojnë se njëmbëdhjetë muajt e tjerë nuk ka nevojë për humanitet, mendojnë se humaniteti bëhet vetëm nëse ke për të dhënë, kurse për të pasur gjithësesi që duhet të inicoshë aktivitete për të tubuar ndihma të përditshme për skamnorët e vendit. Përderisa nuk tubon, nuk fton për të dhuruar ndihma, përderisa nuk merresh me sensibilizimin praktik të qytetarëve për të qenë në shërbim të të varfërve dhe skamnorëve, përderisa gati tërë vitin vetëm mrizon nën kënaqësinë e dreka-darkave që i ha si i babzitur, kjo do të thotë se nuk je i gatshëm dhe i disponueshëm për të kryer porositë kuranorë dedikuar ndihmesës për të varfërit e skamnorët!

Po çfarë ndihme humanitare mund të zhillojë njeriu që me spiunazhë ka nxirë jetëra e ka varfëruar familje e gjenerata të tëra! Apo, tashmë po e ndjenë nevojën për t’u kthyer në Rrugë të Zotit! Por, ky kthim është i pamundshëm pa pendim publik! Zoti Mëshirëplotë në ajetin 160, të sures El Bekare, thotë: “Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti”.

Leave a Reply