A jepet mielli “hejdije”

Në Bojanë, në praninë e një numri të madh të xhematit, në mesin e tyre edhe mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova, qenka bërë hapja solemne e xhamisë së re, të cilën, para disa viteve e inicioi dhe e hodhi gurin themeltar vetë ish-reisul uema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Ai nuk ishte prezent në këtë hapje solemne, Shaqir Fetai, hajni që ia vodhi postin duke ia ngulur thikën pas shpine, nuk e kishte ftuar, dërsa populli thotë: “aty ku mungon maçoku minjtë bëjnë dasëm”

Nga Valon Bajrami

Shaqir Fetai po “udhëhiqet” nga disa komplekse në të cilat është futur deri në grykë. Është shumë i kompleksuar, po i “krijohet opinioni” e po i rrëshqet dheu nën këmbë, po e ndjenë. Po e di që është dhe që do të ngelë në histori si i vetmi “reis” i padëshirueshëm, i papërfillshëm, e i përçmuar, sepse, u bë i tillë si pasojë e një tradhëtie dhe të një komploti që e zhvilloi mbi personin i cili e kishte ndërtuar atë si “personalitet” – e tërhoqi gjatë tërë jetës si “shleper” pa rrota.
Prandaj, i kompleksuar deri në huti absolute, ai nuk po di se çfarë po bën, ose po i ndërmerr disa veprime të cilat, megjithatë, nuk dëshmojnë për asgjë tjetër përveçse për komplekset e tij të pashërueshme.

Hajn me tapi

Ditë më parë, në një xhami të Shkupit ishte bërë përurimi i një hafizeje të re. Zoti asaj i dhashtë shëndet, mbarësi dhe gjithmonë pastë bekimin e Tij. Hafëzja rrjedh prej një familje me traditë hifzi. Këtë traditë të saj Shaqir Fetai “e vodhi”, siç e vodhi edhe kontributin vetëmohues të muafizit! Këtë gëzim duhej ta përjetonin dhe ta festonin familjarët e vajzës, farefisi, miqtë, shoqet dhe muhafizi dhe, jo Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai e vodhi aktivitetin e shenjtë të vajzës dhe, e prezantoi atë si aktivitet personal të tij, madje, duke e “dokumentuar” përmes shumë fotografive. “Lajmin” e kishte shoqëruar me nja 20 fotografi, në të cilat, vetëm në 4 foto dukej hafizja e re, ndërsa në 16 të tjera pozonte Shaqir Fetai duke u krekosur si gjeldeti, thuase ky aktivitet ishte personalisht i tij! Ky është një krim, është një vjedhje prej të cilës do të turpëroheshin edhe hajnat më të sofistikuar. Është ky veprim në vazhdën e veprimeve prej hajni të pacipë të Shaqir Fetait!

Shaqir Fetai nuk i njeh organet e BFI-së

Shaqir Fetai, në “fletën e murit” të vet informon: “REISUL ULEMA I BFI E RMV SOLEMNISHT HAPI NISMËN E NDARJES SË DHURATAVE TË PARA TË RAMAZANIT NGA ARABIA SAUDITE”! A ka gjë më të budallakaftë se të thuash “solemnisht hapi nismën”!
A ka më tmerr se sa ndihmat humanitare të nisin të ndahen “solemnisht”!
A mund të konsiderohen ndihmat humanitare si “dhuratë”? Këtë mund ta bëjë vetëm koka kungull e Shaqir Fetait! Po si mund të bëhet hejdije, dhuratë, mielli?
A e di Shaqir Fetai se sa rënd e ka fyer Mbretin e Arabisë Saudite dhe Shtetin e Tij! Maqedonia e rreth një milion myslimanëve, prej të cilëve, tre për qind, apo rreth 30 mij vetë jetojnë në mjerim e në varfëri të skajshme, përjeton hapje solemne të “dhuratave” për vetëm 1 për qind të numrit të përgjithshëm të të varfërve! Mbreti saudit angazhohet për këtë gjest antihuman që vjen si pasojë e rrenave të Shaqir Fetait, apo, Shaqir Fetai dëshiron që t’ua përcjell një mesazh atyreve që nuk e duan, që nuk e bëjnë hesap më sa një qen endacak: më duani të gjithë nëse dëshironi privilegje nga mbretëria arabe siç u nderuan me “dhurata” këta 2400 të varfër!!!
Ose, fare në fund, nëse ishte aktivitet human i institucioneve shtetërore të Arabisë Saudite, pse këtë aktivitet ta “ushtrojë” paralelisht Shaqir Fetai dhe jo Organizata Humanitare “HILAL” dhe kryetari i saj? Apo, nuk mundet të rrijë një ditë pa vjedhur aktivitete Shaqir Fetai! Këtu nuk kemi të bëjmë me mosbesim ndaj “kryetarit” sa kemi të bëjmë me vjedhje të aktiviteteve si dhe me kryetarë të pa dinjitetshëm (si “reisi” ashtu edhe “kryetari” ilegjitim i “Hilalit”)!
Nuk ka sevape, nuk ka lutje e përulësi të Shaqir Fetait që mund t’ia shpëlajnë mëkatet, trishtimet e haramet që i ka bërë nën “emblemën” e UDB-së e nën pseudonimin policor “ORAO”, e as që mund të bëjnë që të harrohet tradhëtia dhe komploti që ia bëri “babait shpirtëror” të tij, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili e rriti në karrierë si ta kishte evlad. Madje as për evladët e vet nuk bëri aq sa bëri për Shaqir Fetain që kur shërbimet sekrete komuniste (gjithnjë sipas sh-reisit) ia impunuan ta pranonte në punë në BFI qysh tre dekada më parë!

Leave a Reply