A mund të konvertohen dështimet në suksese

Kur shkeljet ligjore, ato statutare e kushtetuese, kombinohen me amatorizmin që sforcohet me gjakimin për rrënim institucional, atëherë na paraqiten situata tragji-komike! Më e trishtë se çdo gjë tjetër, në të tilla situata, është heshtja, heshtja që nënkuptohet si miratim i strategjisë rrënuese

Nga Fejzi Salihu

Rijaseti i Shaqir Fetait paska mbajtur një mbledhje të rregullt, edhe atë, në “përbërje të plotë”, “përbërje” kjo që rezulton nga shkeljet më brutale të Shaqir Fetait mbi Kshtetutën e BFI-së! Madje, për ta dëshmuar këtë “përbërje të plotë”, i është bërë zakon që në fund të mbledhjes, të bëjnë një foto të përbashkët para shkallëve të BFI-së. Në fakt, pse e përsërit këtë gjest Shaqir Fetai? Është gjest sa për ta dëshmuar “unitetin” apo, të tjera mesazhe përcjell Shaqir Fetai, mesazhe këto që shpreson se do të futen edhe në analet e BFI-së!
Mesazhi i parë është për opozitarët dhe ka këtë përmbajtje: “ju që po përpiqeni me aksione diversante të më futeni në terren, ja, shikoni, kam përkrahjen e organit tim që e kam formuar vetë, për qejfin tim, sipas qejfit tim dhe në shërbim të qejfit tim”! Dhe, mesazhi i dytë, më objektivi: “Unë jam i duhuri, sepse vetëm një si unë mund t’ia dalë me injorantët që përbëjnë Rijasetin tim, prej të cilëve, minimum 5 vetë (përfshirë edhe mua, Shaqir Fetain) janë spiunë, me emër e mbiemër që hasen nëpër dosjet e intelektualëve tanë”!
Veç tjerash, Shaqir Fetai dhe dudukët e tij në këtë mbledhje paskan konstatuar se viti 2022 paska qenë viti më i suksesshëm në historinë e BFI-së!!!
Shaqir Fetai, përmes vetëlavdërimit, përmes mastrubimit mental prej psikopati, përmes rrenës që tashmë e ka ngritur në nivel institucional, përmes taktizimeve të mësuara nëpër kurset e UDB-së, përpiqet që ta kamuflojë atë që nuk duron kurrfarë petku të fëlliqtë – të vërtetën!
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, edhe më tej, me sukses po ia del ta shkelë Kushtetutën e BFI-së, të punojë e të veprojë jashtë normave, rregullave e dispozitave islame dhe të BFI-së?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, për herë të parë kemi protesta të nxënësve të Medresesë, sepse me vendim të qeverisë e cila e instaloi Shaqir Fetain në krye të BFI-së, nuk po ia dalin të regjistrohen në asnjë fakultet të universiteteve të vendit, madje as në FSHI?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, ja që ia doli veturën zyrtare prej 10-15 mij euro ta paguajë me 30 mij euro?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, ish-objekti i Myftinisë së Shkupit po degradon deri në shtëpizë qenësh endacakë?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, vakëfi ku më parë ishte ish-Komunaleci për momentin është falur dhe nuk gjeneron kurrfarë të ardhurash për Myftininë e Shkupit (me përjashtim që ka “gjeneruar” dhjetra banesa që janë vjedhur prej honxhobonxhove të Shaqir Fetait)?
A është i suksesshëm viti 2022 që në planin e realizimit të aksioneve fetare dështoi plotësisht: më pak fitra, më pak zeqat, më pak kontibute dhe me një çmim prej hadjuku e krimineli për Haxhin e vitit 2022?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, ia doli të tubojë më tepër kurbana? Le të supozojmë se kjo është e vërtetë! Çfarë suksesi ka këtu kur dihet se bëhet fjalë ekskluzivisht për devotshmërinë e myslimanëve tanë!
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, megjithatë ia doli që në Haxh të këtij viti të bëjë një tregëti të hatashme prej nga përfituan ai dhe idoli i tij në hajni, Irsal Jakupi, qindra mijëra euro?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, pikërisht në këtë vit e shpikën metodën e vjedhjes më të lehtë duke mos e caktuar çmimin e haxhit deri pak para nisjes?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, ja që ia doli me sukses ta fragmentarizojë dhe ta sektarizojë shoqërinë myslimane, duke lejuar dhe stimuluar formimin e turli farë “bashkësive fetare islame”, madje edhe duke institucionalizuar fraksione e xhami private?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, për herë të parë gjatë këtij viti dolën muhabete se dikush në BFI-në e Shaqir Fetait po merret me kriminalitet, duke transportuar ilegalisht refugjatë sirianë, afganë etj. nga Turqia për në Kosovë e Shqipëri dhe se, aktualisht janë në kërkim të shoferëve të kamionëve transportues?
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, mori disa premtime se nga viti 2023 do t’i lëshohen edhe disa letra me vlerë, meqë ato të vitit 2018, 2019, 2020, 2021, gjatë vitit 2022 i bëri rrush e kumbulla! Nuk bleu asnjë pronë, me asnjë metë katëror nuk e shtoi vakëfin nga ato para që i mori si denacionalizim të pronës!
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, duke i dëbuar arabët meqë u përpoq që t’i vjedhë, tash e dhjetë vite parkingu në qendër të Gotivarit ngeli parking dhe jo qendër tregëtare të cilën arabët dëshronin ta ndërtonin dhe t’ia falnin Myftinisë së Gostivarit si vakëf!
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, ja që ia doli ta blejë një “myfti” për 30 mij euro, kurse një tjetër “anëtar” Rijaseti me 70 mij euro!
A është i suksesshëm viti 2022 për Shaqir Fetain se, këtë vit nuk ia doli ta ngulë asnjë baski në xhaminë e Tophanës?
Nëse Shaqir Fetai është i bindur se ka pasur një vit shumë të suksesshëm, pse atëherë këtë e konstaton me honxhobonxhot e tij. Ky konstatim duhet të vijë nga një audit i jashtëm, dhe jo nga ata që i ka korruptuar, i ka blerë e i ka zhitur deri në fyt nëpër punë të pista.
Viti 2022 mund të thuhet se ishte i suksesshëm vetëm në zbardhjen e të gjitha veprimeve mediokër, diletanteske dhe shumë të rrezikshme të Shaqir Fetait, përmes qindra shkrimeve, analizave, opinioneve që u përblodhën në dy vëllime tashmë të botuar e të distribuar nëpër bibliotekat më të rëndësishme të botës.
Shikuar këto suksese të Shaqir Fetait, na del që i ka ngelur vetëm edhe një për ta përmbushur tërësinë e “sukseseve”: të mbledhë guximin dhe sa më parë publikisht të heqë dorë nga islami, sepse na fëlliqi fare!

Leave a Reply