Një agjent rus ka zbuluar detaje lidhur me sulmin kundër liderit të opozitës, Alexey Navalny, dhe tregon se si arritën ta helmonin atë. Konstantin Kudryavtsev në dëshminë e tij tha se agjenti nervor Navalnyt iu vendos tek të mbathurat.
Kudoryavtsev ka treguar gjithashtu se ka qenë pjesë një ekipi te specializuar për përdorimin e substancave toksike dhe për një kohë të gjatë pjesë e shërbimit të sigurisë ruse, e njohur si FSB.
Agjenti ka thënë se sulmi ka qenë i mirë menduar, pasi kanë marrë pjesë disa persona dhe gjith‡ka nisur në qytetin siberian të Omsk.
Alexey Navalny është duke u rikuperuar ende nga helmimi që iu bë në gusht të vitit 2020. Ai gjithmonë ka akuzuar se pas helmimit të tij me “Novichok” fshihet Moska zyrtare.
Navalny për një kohë të gjatë ka kundërshtuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e ka akuzuar atë për korrupsion në nivele të larta.
Më herët është zbuluar se agjentët e FSB-së kishin kohë që ndiqnin Navalnyn, por sipas Putin nëse Rusia do ta donte atë të vdekur kjo gjë do kishte ndodhur tashmë.