Shtëpia e Bardhë ka publikuar këtë të mërkurë transkriptin e telefonatës mes Presidentit Donald Trump dhe homologut ukrainas, Vladimir Zelensky.
Transkripti I telefonatës ka ardhur pas akuzave të bëra prej demokratëve. Në bisedën mes dy presidentëve, Trump I kërkon si nder Zelenskyt që të hetojë mbi Joe Biden dhe të punojë me avokatin e tij personal Rudy Giuliani.
Gjatë bisedës, Trump për asnjë moment nuk I premton shpërblime dhe ndihma për Ukrainën, Zelenskyt në lidhje me kërkesën që i ka bërë.
Në telefonatë, Trump përmend me emër rivalin demokrat Biden, dhe kërkon një hetim për kompaninë që lidhet me djalin e tij Hunter.
Transkripti i bisedës erdhi pasi në media u publikua deklarata e një agjenti të shërbimeve inteligjente, I cili theksonte se Trump kishte bërë shkelje të rënda.
Duke u bazuar tek kjo deklaratë, demokratët u vunë në lëvizje dhë kërkuan menjëherë shkarkimin e Trump.