Akuzat e demokratëve, Shtëpia e Bardhë zbardh bisedën Trump-Zelensky

Shtëpia e Bardhë ka publikuar këtë të mërkurë transkriptin e telefonatës mes Presidentit Donald Trump dhe homologut ukrainas, Vladimir Zelensky.

Transkripti I telefonatës ka ardhur pas akuzave të bëra prej demokratëve. Në bisedën mes dy presidentëve, Trump I kërkon si nder Zelenskyt që të hetojë mbi Joe Biden dhe të punojë me avokatin e tij personal Rudy Giuliani.

Gjatë bisedës, Trump për asnjë moment nuk I premton shpërblime dhe ndihma për Ukrainën, Zelenskyt në lidhje me kërkesën që i ka bërë.

Në telefonatë, Trump përmend me emër rivalin demokrat Biden, dhe kërkon një hetim për kompaninë që lidhet me djalin e tij Hunter.

Transkripti i bisedës erdhi pasi në media u publikua deklarata e një agjenti të  shërbimeve inteligjente, I cili theksonte se Trump kishte bërë shkelje të rënda.

Duke u bazuar tek kjo deklaratë, demokratët u vunë në lëvizje dhë kërkuan menjëherë shkarkimin e Trump.

Leave a Reply