Anglia heq nga përdorimi lugët plastike

Nga 1 Tetori nuk përdoren as pipëzat për konsumimin e lëngjeve

Në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluara nga 1 Tetori nuk përdoren më pipëzat, lugët dhe shkopinjtë plastikë. Përjashtim kanë bërë spitalet, kafenetë dhe restorantet, të cilët do t’i lejohet përdorimi i tyre vetëm për persona me çrregullime apo ato që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas një studimi të bërë ka rezultuar se anglezët çdo vit shpenzojnë jo pak, por 4.7 miliardë për pipëza plastike, 316 milionë për lugë plastike dhe për shkopinj për pastrimin e veshëve, një vlerë prej 1.8 milionë.

Ata të cilët iu gëzuan më shumë këtij ligji ishin aktivistët për mjedisin, por kanë bërë thirrje edhe për masa të tilla energjike për sendet e tjera njëpërdorimëshe.

Reagime për këtë ligji pati edhe Sekretari i Ambientit, Geroge Eustice, i cili u shpreh se qeveria është e vendosur fort për të trajtuar shkatërrimin mjedisor të shkaktuar nga plastika njëpërdorimëshe. Po ashtu ai tha se qeveria ishte duke ndërtuar plane për një skemë të kthimit të depozitave për të inkurajuar riciklimin e kontejnerëve të pijeve me një përdorim.

Ata që e përshëndetën këtë ligj ishin edhe aktivistët nga shoqatat për mbrojtjen e ambientit.

Sion Elis Williams nga organizata “Friends of the Earth” ka thënë se ministrat duhet gjithashtu të bëjnë më shumë për ta sfiduar kulturën tonë ‘të hedhjes’, duke na obliguar që t’i ndërrojmë të gjitha materialet njëpërdorimëshe në të mirë të alternativave të tjera të ripërdorshme”

Ndërsa Tatiana Lujan nga shoqata e ligjeve për ambientin “ClientEarth” u shpreh se pipëzat, shkopinjtë për veshë dhe lugët ishin disa nga sendet plastike më të kota.

Leave a Reply