Quhet Arbër Sela dhe është njëri nga ne. Një gazetar profesionist, 29 vjeç, që ka nevojë urgjente për ndihmën tonë.
Është babai i tij, Maksi ai që bën apel për ndihmë ndaj të birit i cili është prekur nga një sëmundja e rëndë e leucemisë acute që rrezikon t’i marrë jetën. Mjekët thonë se kjo është një sëmundje e rrallë dhe prek 1 në 10 mijë njerëz. Aktualisht Arbër Sela gjendet i shtruar në spitalin e QSUT dhe ka nevojë për një transplant të palcës kurrizore. I ati, Maksi ka kërkuar ndihmë ngado por deri tani i është përgjigjur vetëm kompania Albpetrol. Arbëri duhet të shkojë në Turqi por familja e arbërit nuk mbulon dot udhëtimin si dhe kujdesin shëndetësor ndaj tij i cili kushton 10 milionë lekë. Deri tani disa dhjetra persona kanë dhuruar gjak , ndërkohë që epikriza është dërguar në Turqi në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjëndja shëndetësore e Arbërit është rënduar. Ai është një gazetar i palodhur, baba i një fëmije 2 muajsh dhe do të jetojë.
Newsbomb.al i bashkohet apelit për ndihmë dhe i uron kolegut shërim sa më të shpejtë për t’u kthyer kështu në krye të detyrës, e në gjirin e familjes së tij të re.
Nr i Llogarise bankare ne banken INTESA SAN PAOLO BANK ME EMRIN ANISA SELA
IBAN
AL40208210450000085289638001
NR I LLOGARISE BANKARE NE BANKEN CREDINS ME EMRIN MAKSIM SELA
IBAN
AL13 2121 1016 0000 0000 0037 2457
Tel: 0692413335 / 0692696119