Ashpërsohen masat anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar

Masat anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar janë ashpërsuar  mes frikës në rritje nga varianti i ri Omicron, që sipas kryeministrit Boris Johnson do të dyfishojë të infektuarit për 2-3 ditë.

Johnson u shpreh se Anglia do të “kalojë në planin B” dhe do të rikthejë kufizime për të punuar nga shtëpia duke nisur nga e hëna, si dhe do të detyrojë përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura. Nga java e ardhshme, pasaporta shëndetësore e Covid-19 do të jetë e detyrueshme për të hyrë në klubet e natës dhe vendet me grumbullime masive.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Said Javid varianti Omicron po përhapet më shpejt se çdo variant tjetër i studiuar dhe mund të rezultojë në rreth 1 milion infektime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të muajit nëse rastet vazhdojnë të rriten me këtë ritëm. Pas Britanisë së Madhe edhe në Danimarkë po vendosen përsëri kufizime. Rregullat e  reja përfshijnë mbylljen e shkollave fillore nga 15 dhjetori dhe të  restoranteve   e bareve.

Autoritetet kanë rekomanduar qytetarët të punojnë nga shtëpia të shmangin kontaktet sociale . Vendi nordik ka regjistruar nivele rekord  të rasteve të reja të koronavirusit  gjatë javëve  të fundit.

Leave a Reply