Një listë e publikuar nga Departamenti i Tregtisë identifikon publikisht avionët komercialë dhe privatë që thuhet se janë në kundërshtim me sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë.
Lista përfshin avionë të operuar nga linjat ajrore ruse, duke përfshirë Aeroflot, raporton BBC.
Ndërsa, shumica janë avionë Boeing, përfshihet gjithashtu një avion privat Gulfstream në pronësi të Roman Abramovich, pronarit aktual i klubit të futbollit Chelsea.
Administrata thotë se ofrimi i shërbimit për këta avionë kudo në botë, përfshirë brenda Rusisë, mund të çojë në gjoba të rënda dhe burgim të mundshëm.