Në Hasanbeg të Shkupit, para pes viteve ndodhi një tragjedi natyrore sa e tmerrshme aq edhe tragjike! Mbarë bota nisën, sakaq, të soldarizohen me banorët e kësaj lagje. U mblodhën shumë ndihma, miliona euro! U shpërnda diçka, por, akoma nuk dihet se ku mbeti pjesa dërmuese e ndihmave, sidomos në financa. Po a u shpenzua tërë ai buxhet shtetëror që ishte paraparë për të dëmtuarit e në bazë të vlerësimeve nga komisionet shtetërore në terren
Nga Naim Sadiku
Këto ditë, banorët e Hasanbegut, përmes reagimeve dhe protestave të qeta, i rikujtuan “borxhlinjtë” institucionalë që u mbetën borxh që nga vërshima e vitit 2016. Ngjarja ishte apokaliptike, pasojat ishin të trishtueshme, pati edhe të vdekur e të zhdukur! Krejt bota u solidarizua me këtë Lagje. Erdhën ndihma nga katër anët. Inspektorë e komisionerë të ndryshëm të themeluar nga institucionet e shtetit dolën në terren dhe vlerësuan dëmet e shkaktuara. U pemtuan kompensime, banorëve iu dha shpresë se shteti do të jetë pranë tyre. Dhe, vetëm tani kuptojmë se sa para u ka ngelur borxh shteti nga ato premtime! Nuk janë dëmshpërblyer kulturat bujqësore, nuk është intervenuar në infrastrukturë, nuk janë shpërndarë ndihmat e premtuara.
Dhe, me plotë të drejtë banorët e Hasanbegut ua kujtojnë këtyre instituconeve se edhe më tej vazhdojnë të ngelin borxhlinj të kësaj lagje. Deri kur?
Banorët e Hasanbegut duhet të dijnë edhe një gjë dhe, pa dyshim që, duhet ta aktualizojnë!
Më 23 gusht, të vitit 2016, Mustafa Dauti ish-kryetari kontravers i Organizatës Humanitare “Hilal” që funksionon në kuadër të BFI-së, do të deklarojë para mediave se, nga dita e nesërme (pra, nga data 24 gusht të vititi 2016), në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, me urdhër të reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, do të nisë tubimi i ndihmave financiare në të gjitha territoret e myftinive tona, në çdo xhami e mesxhid! Me financat do të menaxhojë OH Hilal të cilat do t’ua shpërndajë banorëve të dëmtuar nga vërshima tragjike!
Atëbotë është folur e shkruar se janë tubuar rreth 400 mij euro, plus që kanë ardhur mbi 80 mij euro nga Kosova, 20 mij dollar nga Shqipëria, mijëra euro nga Lugina e Preshevës e nga Bosnja. Me qindra mijëra euro erdhën edhe nga diaspora!
Më 5 tetor, në Medresenë Isa Beu, H. Sulejman ef. Rexhepi, ua shpërndau ndihmën financiare (rreth 100 mij franka) banorëve nga Hasanbegu, ndihma këto që i solli Kryetari i unionit të imamëve shqiptarë nga Zvicra, Nehat ef. Ismaili! Ky rast u përcoll edhe nga mediat e vendit. Por, ajo që nuk u kuptua kurrë, ngeli buxheti prej mbi 400 mij euro të cilat me gjasë përfunduan në xhepin e kryehajnit të BFI-së, Mustafa Dautit!
Banorët e dëmtuar të Hasanbegut e kanë tërë të drejtën e Zotit që t’ia kërkojnë paratë, sepse, ato u mblodhën në emrin e tyre, shqiptarët dhe myslimanët i donuan për t’ua zbutur dhembjet këtyre banorëve dhe jo për t’ia shtuar pronat dhe pasurinë Mustafa Dautit.
Dihet botërisht se, fill pas një jave, pasi u grumbulluan mbi 400 mij euro, Mustafa Dauti do të blejë makinë Porche, bashkëshortes do t’i blejë Audi4, do ta pasurojë parkun e maiknave të veta në vlerë prej 300 mij euro. Këto fakte i di dhe i ka përfolur edhe imami i Hasanbegut, Fejsall Kadriu!
Tashmë botërisht dihet edhe fakti që, Mustafa Dauti, fill pasi grumbulloi dhe e përvetësoi shumën e dhuruar për hasanbegasit, ai u bë pronar i:
– çertifikatës së pronësisë me numër 83667, sipas marrëveshjes për shitblerje të pronës së patundshme me numër 69/2018, të datës 6. 03. të vitit 2018, diku kah Sitimalli në Karposh;
– çertifikatës së pronësisë me numër 52987;
– çertifikatës së pronësisë me numër 83448;
– Mustafa Dauti është edhe pronar i çertifikatës së pronësisë me numër 92649;
– në Kapishtec Mustafa Dauti na del pronar i patunshmërisë me çertifikatë pronësie numër 59243;
– po ashtu, Mustafa Dauti na del edhe pronar i çertifikatës së pronësisë me numër 59452, të pasurisë së patundshme me numër 756/2019, nga data 22. 05. 2019;
– Mustafë Dauti na del edhe pronar i çertifikatës së pronësisë me numër 58518;
– në çertifikatën e pronësisë me numër 83667 na del pronar i patundshmërisë Mustafa Dauti;
– kurse në çertifikatën e pronësisë me numër 93575, pronare e patundshmërisë na del bashkëshortja e Mustafa Dautit, Mynever Dauti, e punësuar gjithashtu në BFI.
Pra, banorët e Hasanbegut, nuk duhet të reagojnë vetëm kundër institucioneve shtetërore që akoma nuk i kanë shlyer detyrimet ndaj tyre si pasojë e vërshimave me përmasa tragjike që ndodhën qysh para pesë viteve. Ata duhet të insistojnë që institucionet gjegjëse shtetërore t’i konfiskojnë këto pasuri të paligjshme si të Mustafa Dautit po ashtu edhe të matrapazëve të ndryshëm që tubuan ndihma financiare në emër të tragjedisë së tyre dhe i vodhën duke shtuar pasuri marramendëse!
Për më tepër, ky farë Mustafa Dauti, aktualisht “ministër i jshtëm dhe i brenshëm” i Shaqir Fetait, këto ndihma i mblodhi nën siglën e Organizatës Humanitare Hilal, që funksionon në kuadër të BFI-së.
A ka forcë BFI për ta mbajtur mbi kurrizin e vet këtë turp e këtë haram?
Është mirë të ndërgjegjësohet pikërisht tani, në Muajin e Mëshirës, kur vetë kërkon mëshirë për t’i mbledhur fitrat dhe zeqatin!
Turpi i Mustafa Dautit është digë që e pengon çdo mëshirë dhe ndihmë për BFI-në!