Bishan, fshati që u zbraz për 20 ditë nëntorin e 2014-s

Dhjetori i vitit të shkuar riktheu në fshatrat e Vlorës pamjet e eksodit të viteve ’90, kur të sapodalë nga regjimi diktatorial, shqiptarët morën rrugët e Europës. Qindra të rinj dhe familjarë u dyndën në portin e Vlorës për të kaluar fillimisht në Itali, e më pas me shpresën se mund të kërkonin azil në Gjermani.

“Arratia” zgjati gati 20 ditë. Novosela, Fitorja dhe Bishani u zbrazën brenda pak ditëve.

Ikjet masive erdhën si pasojë e një lajmi të përhapur si virus, që Gjermania do të pranonte azilantët nga Shqipëria. Njerëzit guxuan, edhe pse të ndërgjegjshëm që mund të ktheheshin nga policia.

Shumë mundën të kalonin, por jo të gjithë e patën këtë fat. Mëngjesin e 17 dhjetorit, djali i Safet Bullës së bashku me nusen e tij u nisën për në Vlorë. Edhe pse të pajisur me pasaporta biometrike, policia i ndalon në port, duke mos i lënë të vazhdojnë.

Për nusen e shtëpisë, nisja në orët e para të mëngjesit do të mbetet e paharruar.

Edhe në këtë familje, shkaqet e ikjes janë të njëjta.

Mungesë shprese? Dëshirë për të jetuar më mirë? Çfarëdo emri t’i vëmë, fakt është se po të vazhdonte ikja nga fshati, ai do të zbrazej plotësisht. / Top Channel

Leave a Reply