Blushi fton Metën dhe Bashën: Ta rrëzojmë Ramën e të zgjedhim Presidentin!

Kryetari i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi ka ftuar sot Partinë Demokratike dhe LSI-në për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknokrate dhe zgjedhjen e një Presidenti dinjitoz duke nxjerrë vendin nga kriza.

 “E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60. Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura, mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve. Unë do votoja çdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as Rilindas dhe as demokrat dhe çdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat“, tha Blushi.

Nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje pa Qeveri tjetër dhe LSI thotë se nuk hyn në zgjedhje pa Partinë Demokratike atëherë ka një zgjidhje që zgjedhjet te mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor. Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate”, tha Blushi, duke shtuar se “nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerrë PD nga çadra, janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.

Kreu i LIBRA-s tha se kjo është e vetmja rrugë ligjore, kushtetuese, politike dhe e mbetur për të krijuar një qeveri tjetër, për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të kaluar vettingun njëkohësisht.

LIBRA do pranonte të rrëzonte qeverinë për të ngritur Drejtësinë. Nëse PD do pranonte ta kalonte reformën në drejtësi dhe LSI do pranonte të bashkohej në një mocion kundër Edi Ramës dy votat LIBRA do ishin pro në këtë rast”, tha Blushi në një status në Facebook.

 

Leave a Reply